Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Afërdita Ferracaku: Rruga ime drejt suksesit!


E ka nisur rrugëtimin e saj në fushën e bukurisë shumë vitë më parë. Afërdita Ferracaku, një emër shumë i njohur në fushën e estetikës dhe parukerisë , ka sjellë nga Italia në shoqërinë shqiptare dhe sidomos asaj femërore artin e së bukurës. Ajo ka një akademi bukurie, në të cilën studiohet por edhe punohet nga vetë studentet që dalin nga ajo akademi. E bukura nuk ka fund dhe sigurisht që është relative, prandaj dhe Afërdita punon çdo ditë për të sjellë elemente të rinj në këtë fushë. Akademia e bukurisë “Afrodite” është një sintoni risish në bukuri por jo vetëm. Shumë shpejt Afërdita do të hapë edhe filialin e ri të kësaj akademie në stilim “Afrodite academy fashion design”, ku femrat e apasionuara pas stilimit të veshjeve mund të mësojnë sekretet e atij profesioni aq të bukur! Në këtë intervistë Afërdita, na tregon se rruga drejt suksesit është e vështirë por jo e pamundur, nëse impenjohesh maksimalisht!

Fabjola Kuburi:- Afërdita, do ishte e tepërt që të flisnim për prezantim sepse eksperienca jote në fushën e bukurisë është aq e madhe sa nuk besoj se ka mbetur njeri pa dëgjuar për ty dhe punën tënde. Ajo me të cilën dua ta nis intervistën është, çfarë e bëri Afërditën të krijonte një marrëdhënie kaq të ngushtë me të bukurën?

Advertisement

Afërdita Ferracaku(Afrodite Academy):- Si fillim ju falendëroj për vlerësimin dhe fjalët e përzgjedhura për punën time. Me fushën  e bukurisë unë jam takuar që herët, jashtë Shqipërisë, ku edhe kam marrë eksperiencën më të madhe në këtë fushë. Estetika është një fushë në të cilën nëse dëshirën të marrësh rezultate duhet të impenjohesh shumë dhe unë jam përpjekur të gjej linjat e duhura për të ecur paralelisht e të bëhesh njësh me të. Pasioni është diçka që të buron nga shpirti dhe i duhet përkushtuar për ta realizuar. Mua m’u dha mundësia që këtë pasion ta praktikoj në Itali, pra të studioj dhe më pas punoj në këtë fushë.

-Pas kësaj  ti arritë të çelësh akademinë e bukurisë “Afrodite” në Tiranë dhe një në Shkodër, në vendlindjen tënde…!

-Po, puna e madhe dhe pasioni i madh i imi për të bukurën dhe gjithçka vërtitet rreth saj, pas shumë përpjekjesh më në fund realizova edhe ëndrrën e hershme për të hapur shkollat e bukurisë në Tiranë dhe në Shkodër, të pagëzuara me emrin “Afrodite”

– Një emër i goditur dyfish do thoja, personifikimi i emrit tënd dhe njëkohësisht edhe ai i perëndeshës së bukurisë Afrodite…!

– I saktë si pohim. Ky emër më personifikon mua dhe është edhe përqasje e perëndeshës së bukurisë dhe në analogji me fushën që lëvroj i shkon më së miri.

– Besoj se suksesi i akademisë është në rritje dita-ditës apo jo?

– Më duhet ta theksoj që ka nisur nga A-ja dhe duke pasur parasysh numrin e studentëve që ka sot, duhet ta pranoj që jam shumë e kënaqur me arritjen. Realisht ka tejkaluar pritshmëritë dhe ajo që më gëzon më shumë nga ky fakt është se femrat shqiptare kanë del studimi dhe e duan të bukurën. Meritojnë më të mirën!

–  Cili është stafi pedagogjik që punon në institucionin tënd?

–  Unë personalisht përzgjedh vajzat me ekselente që dalin nga shkolla si në fushën e parukerisë dhe estetikës , të cilat  trajnohen dhe kalojnë në mësimdhënie për të nxjerrë breza të rinj të kualifikuar . Gjithashtu ne zhvillojmë vazhdimisht  seminare me specialistë italianë.

– A ka një strukturë të caktuar niveli i mësimdhënies në akademinë “Afrodite”?

– Patjetër që po. Stuktura jonë mësimore ndahet në degën e parukerisë bazë dhe atë të avancuar, në degën e estetikës bazë dhe atë të avancuar  me programe që ndahen sipas periudhave 1 vjeçare , 6 mujore dhe 3 mujore. Programi  ynë mesimor është i bazuar në leksionet teorike dhe praktikën direkte tek klienti.

-Mund të themi se akademia e bukurisë “Afrodite” është një ndër më të mirat në Shqipëri. Çfarë mendon se e bën të jetë në këtë nivel kaq të arrirë?

-Faleminderit edhe një herë për fjalët vlerësuese. Duke nisur nga numri i studentëve që është gjithnjë në rritje besoj se vlerësimin e punes time e kanë dhënë vetë ata. Si programacion është shumë i pasur  në krahasim me vlerën financiare që paguhet , por gjithashtu edhe mbështetja ime, përpjekja me vullnet të pastër dhe me shpirt mundohem që të gjithë ata që studiojnë në akademinë “Afrodite” të marrin maksimumin e përvojës dhe të përvetësojnë sekretet e estetikës dhe parukerisë.
A ka Afërdita një recetë suksesi jo vetëm si grua biznesi, por edhe si femër e realizuar?

– Unë kam ecur gjithnjë sipas parimit: “puno shumë, por qëndro me këmbë në tokë” dhe besoj se kjo është ajo që më ka bërë të kem sukses.

Marrëdhëniet me kohën si variojnë?

– Angazhimet e mia janë aq të mëdha sa ndonjëherë do të doja që dita të kishte më shumë se 12 orë. (Buzëqesh)

 – Sa e vështirë është të jesh një grua biznesi në Shqipëri?

– Të them të vërtetën, vendi ynë nuk është aq i përshtatshëm dhe i sigurt për biznes, madje është shumë i vështirë, ama nëse i vihesh punës me themel, asgjë nuk është e pamundur.

 – E jotja, mund të quhet pa diskutim një sipërmarrje femërore e suksesshme…!

– Të them të vërtetën, është një sipërmarrje shumë e madhe dhe kam edhe staf që më ndihmon. Çdo ditë duhet të mbyllet siç duhet, që çdo detaj e shërbim sado i vogël të bëjë të lumtur klientët tanë por edhe studentët sigurisht. Kjo është një punë kolosale e shumë njerëzve që me përkushtim kujdesen për detajet, në mënyrë që finalja të jetë ajo që duan të shohin ata që duan të marrin më të mirën nga kjo akademi. 

Cila është strategjia që ka përdorur Afërdita për të qenë e suksesshme në sipërmarrjet e saj?

– Nuk mendoj se ka pasur vend për strategji, thjesht kam qenë dhe jam vetvetja. Nuk jam munduar asnjëherë të jem dikush tjetër. Kam mësuar të përzgjedh atë që duhet për të ecur përpara.

Këshillat e suksesit në biznes i mban sekret, apo i ndan edhe me miq e dashamirës?

– Punë, përkushtim, pasion, vullnet. Këto janë elementët e një suksesi në biznes apo kudoqoftë. 

Çfarë ka në horizontin e projekteve të Afërditës?

Gjithmonë kam synuar sjelljen e gjërave të reja dhe shërbimeve të reja, si në akdeminë e parukerisë dhe estetikës, ashtu edhe në akademinë e mësimdhënies. Puna është goxha e madhe, por me të rejat që kam sjellë, shpresoj të mbetemi të kënaqur të gjithë. Është në planet afatshkurtra edhe hapja e degës së re në fushën e stilimit, “Afrodite academy fashion design”,  në bashkëpunim me stilistien e mirënjohur Afërdita Shehi me qendër në Fushë-Krujë, jemi në tratativa për hapje e filialeve të reja në Kosovë e Maqedoni. Plane afatgjata, me surpriza te bukura ashtu si vetë fusha jonë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dua të blej shtëpi vetëm në emrin tim

Next Post

Gentian Zenelaj: Kryeministër, mblidh kallaballëkun!

Advertisement