Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A ka ilaçe për forcimin e mitrës?


Jam një pensioniste, 65 vjeçe. Kam 4 muaj e ca me një shqetësim të papritur nga ana ime. Të më falni për këtë që po them, por pata të kruara ditën e natën poshtë në vaginë. Shkova te gjinekologu, mora mjekim dhe u qetësova, por pas shumë kohësh, më filloi i njëjti problem dhe përsëri e ndjej. Problemi qëndron te mitra se gjinekologu më tha që kam një zhvendosje të saj poshtë. Jam në stres se mos më del mitra fare. Ju lutem, më thoni si të veproj, çfarë rruge të ndjek? Dhimbje nuk kam. A ka ilaçe për forcimin e mitrës? Si të veproj që të mos arrij në operacion?

Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, ëhatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:-  Përshëndetje e nderuara 65 vjeçare. Pyetjen juaj a ka ilaçe për të forcuar mitrën unë e kuptoj që ju keni një rënie, shkarje të mitrës që quhet prolaps i mitrës apo protopsi  Cistocel(muri përparmë) ose rektocel (muri pasëm)ose cistotektocel (të dy muret) që duhet vënë diagnoza nga gjinekologu. Gjithmonë femrat me prolaps të mitrës kanë infeksione më të shpeshta dhe duhet një kujdes i veçantë. Çfarë është prolapsi apo proptosi ose rënia e mitrës në shqip. Proptosi përbën një problem të shpeshtë jo vetëm për gratë në moshë por edhe për gratë e reja të cilat kanë lindur. Dëmton shumë cilësinë e jetës së gruas prandaj duhet të vlerësohet prej saj e cila të drejtohet tek mjeku për të marrë këshillat e duhura dhe për ta trajtuar këtë problem.Vezika urinare uterusi rektumi përbëjne organet pelvike. Këto organe qëndrojnë në vendet e tyre prej indeve dhe ligamenteve që i mbajnë. Këto inde dhe ligamente ndihmojnë në lidhjen e organeve pelvike me muret anësore të kockave të legenit dhe mbajnë vazhdimisht organet pelvike në vendodhjen normale të tyre. Prolapsi ose proptosi është një gjendje ku një ose më shumë nga organet pelvike bien për poshte ose krijon fryrje nga brenda ose jashte vaginës shoqëruar me ndjesinë e diçkaje që po zbret për poshtë. Proptosi i organeve pelvike ndodh kur rrjeta mbajtëse e indeve dhe ligamenteve dobësohet dhe nuk është në gjendje të mbaje organet pelvike ne pozicionet e tyre normale. Prolapsi i uterusit ndodh kur dobësohen e dëmtohen indet që e mbajnë atë në pozicion normal. Në fillim mund të mos kuptohet sepse në stadin fillestar simptomatologjia direkte nuk shfaqet. Më pas simptomat karakteristike janë:

Advertisement

-Një ndjenjë rëndese në vaginë ose në fund të shpinës.

-Ndjesia e një mase apo fryrje në vagine ose jashtë saj.

-Probleme në urinim, zgjatje e urinimit, ndjenja e moszbrazjes së vezikes, urinim i shpeshtë dhe ndjenja e nevojës për urinim.

-Infeksione të shpeshta urinare.

– Disfori gjatë kontaktit seksual.

Simptomat e mësipërme mund të jenë me te theksuara nga fundi i ditës. Shkaqet që çojnë në shfaqjen e prolapsit të uterusit.

1.Shtatëzania dhe lindja janë nga shkaqet kryesore të proptosit.

2.Menopauza.

3.Shkaqe që shtojnë presionin në organet pelvike si pahisarkia,kolla e fortë dhe e vazhdueshme, ngritja e peshave, konstipacioni kronik.

4.Pathologji që mund të dëmtojnë indet pelvike, nervat, muskujt ndërsa më ralle një tumor i abdomenit mund teë shkaktojë prolaps uteri. Ka tre shkallë të rënies së mitrës:

Shkalla 1 prolapsi: mitra eshte në nje të tretën e parë te vaginës.

Shkalla e dyte e renies: pamje e qafës së mitrës në hyrje vaginale, dhe

Shkalla e tret e renies: në të cilën e gjithë mitra dhe nje pjese e qafes se mitres jane jashtë vaginës. Mundësitë e trajtimit varet nga ashpërsia e simptomave dhe gjendjen e relaksimit, si dhe faktorë të tjerë të tillë si mosha e gruas. Zgjidhjet e ofruara sot nga shkenca jane te ndara në invazive (operacion )dhe jo-invazive(pa operacion). Metodat jo-invazive janë sugjeruar në gratë me renie te bute ose kur pacienti nuk është në gjendje ti nënshtrohet një operacioni për arsye të ndryshme (të shëndetit të dëmtuar p.sh.). Në këtë pikë duhet të bëhet e qartë se metoda joinvasive synojnë trajtimin dhe lehtësimin e simptomave, mund të ndihmojë për të mos përkeqësuar renien, por nuk perben nje zgjidhje përfundimtare. Rekomandoj të paraqiteni te gjinekologu t’ju vlerësoj për trajtimin tuaj. Ju uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vdekjen e saj s’e kaloi askush

Next Post

Mund të m’a marrë vajzën?

Advertisement