Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ferit Keta: Dinastia Keta ka vetëm kampionë


19 ndeshje në kikboks dhe 11 në disiplinën e boksit, asnjë humbje nuk është shënuar në karrierën sportive të Ferit Ketës. Sapo është shpallur kampion Bote në disiplinën e kikboksit në Gjermani, kundër turkut Fatih Karakus, ku ky i fundit ka qenë dy herë kampion Bote në këtë sport. I lumtur për fitoren por edhe për mbiemrin që mban, Feriti na tregon më shumë për dashurinë e tij ndaj sportit, si është pritur nga shqiptarët dhe se e shikon veten shumë të lidhur me sportin.

Fabjola Kuburi:- Ferit, shpallesh Kampion Bote për herë të parë në kickboks, sa kampion e ndien veten?

Ferit Keta:- Në familjen tonë titujt nuk kanë munguar prandaj kjo vetëm më shton me shumë përgjegjësinë. Dinastia Keta ka vetëm kampionë

Advertisement

-Kujt ia dedikon këtë fitore?

– Padyshim që ia dedikoj të gjithë bashkëatdhetarëve të mi që me mbështjetjen e tyre më dhanë forcë në këtë dyluftim.

– Je me fat që mban mbiemrin Keta, duke qenë se fisi Keta janë të gjithë kampion në sportin e ringut, qoftë boks apo kikboks?

– Sigurisht që e konsideroj veten me fat  dhe jam krenar për mbiemrin Keta pasi kam dy vëllezërit e mi  Ismailin dhe Gjetanin që më  shërbejnë si pasqyrë për sukseset e mia.

– Ti je stërvitur nga trajneri i mirënjohur Ismail Keta, i cili është edhe trajneri i Gjetanit, je i kënaqur nga instruksionet e tij, sepse meritë besoj ësht edhe e tij që ti sot je kampion Bote?

– Të stërvitesh me Ismailin do të thotë që të jesh gjithmonë i disiplinuar dhe të japësh maksimumin në çdo seancë stërvitore. Ai ka shumë përvojë pasi  është shpallur disa herë kampion Bote prandaj instruksionet e tij janë numër një në përgatitjet e mia dhe rezultate  të arritura deri tani..

Çfarë të  ka mbetur akoma në mendje nga çasti kur dëgjove emrin tënd si kampion?

– Që turkut Fatih Karakus iu dha përgjigjia e merituar dhe bëra krenar të gjithë shqiptarët anembanë.

– E prisje një fitore kundër turkut?  Si arrite ta mposhtësh?

– Para çdo ndeshjeje mundohem të bëj maksimumin në stërvitje prandaj qëllimi është të marrë   maksimumin dhe në ndeshje domethënë  fitore.

Pesha e tij  rreth 9 kg më shumë se unë e bënë më të vështirë dyluftimin, por falë përgatitjes me vëllezërit e mi  si dhe përkrahjes që më bënë Shqiptarët atë natë munda të dalë fitues .

-Cili ishte çelësi i suksesit në këtë ndeshje? Më konkretisht, na trego diçka nga përballja në ring…

-Të dëgjoja me vëmendje udhëzimet  e Ismailit nga cepi i ringut si dhe të mos hiqja asnjëherë përqëndrimin nga kundërshtari. Ishte një dyluftim mjaft i fortë pasi ai jo më kot është dy herë kampion Bote .

-Boksi dhe kikboksi janë disiplina të ndryshme por sa të ngjashme janë në të vërtetë?

–  Përkushtimi, përgatitja, disiplina dhe sakrificat i bëjnë këto dy sporte të ngjashme.

– Mua kikboksi më është dukur shumë më agresiv si sport dhe besoj se edhe dëmtimet janë më të mëdha.Si ia dilni ju që merreni me këto sporte?

– Duhet ta duash sportin që bën, shpeshherë më shumë se vetja vetëm kështu mund të shkosh përpara dhe të arrish suksese.

– Nëse ndeshja do ishte bërë në Shqipëri me siguri do përflitej për blerje e shitje siç ndodh rëndom, po tani do kenë gjë për të thënë?

– Në familjen tonë çdo gjë është arritur me gjak e djersë pasi kjo është edukata që na kanë ushqyer të parët tanë. Nuk kemi frikë të përballemi me këdo që di të flasë me llogjikë dhe pa smirë. Një gjë më vjen keq që këto ligësi vijnë nga vetë shqiptarët.

– Interesimi i mediave gjermane ka qenë një i jashtëzakonshëm. Po i mediave tona?

– Gjatë kohës së stërvitjes në Gjermani mediat gjermane nuk kanë munguar gjatë seancave përgatitore duke pasqyruar përgatitjen për këtë event, por edhe nga mediat në Shqipëri kjo gjë nuk ka munguar. Pastaj, nëse është pak apo shumë, këtë gjë nuk  mund ta them!

-19 ndeshje në kikboks të gjitha fitore, 11 në boks të gjitha fitore, a mund të të quajmë si djali i fitoreve?

– Mund të quhem djali shqiptar që merr shembull nga vëllezërit e tij dhe të qenurit shqiptar e ka bërë deri tani të pathyeshëm.

– Jetën e shikon të lidhur me sportin e boksit?

– Për momentin e shikoj në të dyja disiplinat si boks dhe kickboks. Por, sigurisht të lidhur me sportin.

– Çfarë ka në planet afatshkurtra apo afatgjata të Feritit?

– Të mos ndalem me stërvitjen pasi duhet të jem gjithmonë i gatshëm për përballje të reja, për të arritur sa më shumë në boks dhe mos të lë dhe kickboksin.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Evjola Daka: Vetulla perfekte për festa të bukura!

Next Post

Besa Krasniqi: Me “Evelinën” fitova zemrat e suedezëve

Advertisement