Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Diinora: Jam e fortë, por po më ceke në pikë të dobët…!


Diinora, është këngëtare e re në tregun muzikor edhe pse ka nisur të këndojë që në fëmijëri, por zëri i veçantë duket se i ka hapur dyert për suksesin e merituar. Ajo, jo vetëm është e talentuar por edhe mjaft e  hijshme duke e bërë kështu një kombinim perfekt për një artiste.  Diinora jeton në Zvicër, ne qytetin e Zyrihut. Muzikën e ka të trashëguar nga nëna e saj dhe këtë e konsideron si dhuratën më të bukur në jetën e saj.  Gjatë kësaj vere, Diinora ka lançuar edhe videoklipin e saj më të ri, me titull “S’po ma nin”. Ajo ka sjellë dhe mjaft këngë të tjera, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku, siç mund të përmendim: “Thirëm” ; “Himalaje” ; “Amazing” (featuring B-Genius) dhe “Get Cha” (featuring Duda).Në emisionin “Takim me Benin” në RTV Syri Blue në Zvicër, të cilën do të keni mundësi ta ndiqni në linkun bë fund të kësaj interviste, Diinora u mallëngjye nga një surprizë e bërë nga stafi i këtij emisioni. Në këtë intervistë Diinora na tregon për projektet e reja, për këngën me të cilën është më e lidhur, për bashkëpunimin e ngushtë me televizionin Syri Blue në Zvicër dhe për shumë e shumë gjëra të tjera. Diinora suksese dhe urojmë që 2019-a të jetë viti i finalizimit të projekteve të tua më të reja!

-Diinora, klipi yt më i fundit me titull “S’po ma nin” ka gjetur goxha vend në publik. Çfarë ke dashur të përcjellësh përmes kësaj kënge dhe klipi?

Advertisement

-Përshëndetje! Ajo që kam dashur të përcjell nis që nga teksti, normalisht një femër një mashkull që kanë qenë në një lidhje dhe nuk janë më, ai pendohet për gjithçka kanë kaluar bashkë dhe pas ii i vijnë mendt e kupton që është shumë vonë. Prandaj edhe titulli është “S’po ma nin” sepse në fund nuk ma nin vërtet. (Buzëqesh). 

– Ti muzikën e ke të trashëguar apo është talent vetëm i yti?

-Muzikën e kam të trashëguar nga mami sepse edhe ajo ka kënduar më parë, dhe kam të tjera talente përveç muzikës, por këtë e kam dhuratë nga mami.

– Ti jeton në Zvicër, por suksesin e do në Shqipëri e Kosovë apo e kërkon të ketë hapsirë ndëkombëtare?

-Po, sigurisht nis nga Kosova dhe Shqipëra, sepse është familja, vendlindja ime, por  pse jo edhe ndërkomëbtar, të eci më shumë, ai është qëllimi im. Nuk do ndalem sepse kam ende shumë për të bërë derisa të arrij majën.

– Një tjetër gjë që na bën kuriozë është emri yt, ke një emër të bukur dhe të veçantë, nga vjen ky emër?

-Emrin e vërtetë e kam Arbnora, ky që kam është emri i artit pse Diinora, sepse Nora

Di, DiiNora .(Buzëqesh)

-Ke sjellë këngë si “Thirëm”, “Himalaje”, “Amazing” (featuring B-Genius) dhe “Get Cha” (featuring Duda) dhe tani në fund “S’po ma nin”. Cila është e preferuara e zemrës tënde?

-E preferuara ime është kënga e fundit por edhe “Himalaje”, është njëkëngë shumë shumë e dashur nga unë sepse teksti më përshkruan mua ashtu siç jam në karakter,

-Mendon se ke ende shumë për të arritur?

– Po, mendoj dhe shpresoj se ende jam në përgatitje të dy projkete të reja, kam shumë oferta dhe projekte që ende nuk janë publikuar por në 2019 do shihni cfarë do ndodhë. Do jetë ndryshe dhe special si vit, do jetë viti i Diinorës!

-Çfarë të bën më krenare sa i përket rrugëtimit tënd në muzikë?

-Krenare më bën fakti që fansat fakti më miklojnë me fjalët  dhe  vlerëesimet e tyre, gëzohem që i bëj të ndihhen mirë, ky është qëllimi im, të ndihmoj njerëzit me këngët e mia. Jeta ka sakrifica dhe nëse ndihesh pak më mirë përmes një kënge kjo është arritje.

– Nëse do të ktheheshe edhe një herë pas, gjen diçka për të ndryshuar?

-Hmmm, ka disa gjëra, shumë madje, sidomos disa pjesë të jetës që  kam njohur shumë njerëz në këtë profesion që më kanë ndodhur shumë gjëra që as nuk i kisha menduar se mund të ndodhnin.Gjithsesi, shumë gjëra do ndryshoja…!

– Cilën nga këngët e tua e ke përjetuar më shumë?

-Kënga “Himalaje”, e kam përjetuar shumë si këngë, edhe në tekst edhe në interpretim, në tërësi.

– Me cilin këngëtar do të kishe kënaqësinë ta ndaje skenën?

-Me shumë prej tyre, por janë shumë që më pëlqen.

– Përtej muzikës Diinora, me se merresh?

– Kam pasur angazhime në muzikë, kam qenë në disa vende, kam bërë shkollën, kam profesion dhe tani merrem jam drejtoreshë në një butik. Mund të them që deri diku jam e realizuar dhe mund t’i përkushtohem muzikës plotësisht.

– Çfarë i thotë Dinora reflektimit të saj në pasqyrë?

– Kur zgjohem në mëngjes them “o Zot, si dukem”  pastaj kur kurohem them “Mirë, mirë jo keq” (Qesh)

– Në emisionin “Takim me Benin” në RTV “Syri Blue” në Zvicër, u lexuan letrat e gjyshes dhe nënës tënde të cilat shumë qartë të mallëngjyen. E prisje një gjë të tillë? Zakonisht je e fortë apo mallengjehesh shpejt?

-Unë si tip jam e fortë, duhet punë të më prekësh mua, por është pika e dobët familja si letrat që përmend, se kam pritur faktikisht dhe aty u preka, nuk e mbajta dot veten. Familja është e shenjtë, prej saj jam këtu ku jam.

– Duket që një bashkëpunim të ngushtë me këtë televizion?

-Po, është e vërtetë, sidomos me menaxherin Musa Sulejmani, i cili më ka përkrahur që të ecë përpara me projektet. Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në bashkëpunim dhe kështu do jetë edhe për gjithë vitin që vjen.

-Ke diçka që nuk ia ke thënë akoma dikujt dhe do t’ia thuash tani publikisht?

– Është një person që do vijë koha që do shihemi edhe besoj se shumë shpejt,,po është një preson…por le të mbetet anonim për momentin. (Buzëqesh)

– Ti ke edhe një qen të vogël të cilin e do shumë apo jo?

– Qeni im e ka emrin Nina dhe e dua shumë shumë shunmë sepse për momentin është në Kosovë. Kur unë shkoj atje ajo bën gjithçka me mua, ajo është pika ime e dobët.

-Çfarë do të kemi kënaqësinë të shohim në vazhdim nga ti?

– Siç e thashë edhe më lart, do ketë shumë projekte këtu në Zvicër që i kam me vete dhe punojmë bashkë, projektet që duan pak muaj të dalin janë të bukura e në vazhdim do kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me RTV Syri Blue, konkretisht me menaxherin Musa Sulejmani me të cilin do realizojmë projektet në vazhdim. Them t’ia lëmë kohës dhe të flasim në intervistën tjetër.




https://www.facebook.com/SYRI.TV/videos/2214575875422947/

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alida: Ju tregoj incidentin që më ndodhi gjatë fotosesionit të fundit

Next Post

“Tradhtare” do jetë prurja e re e Adalenës?

Advertisement