Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Lorela Garuli: Protesta, gjëja më demokratike e 28 viteve të fundit

Fabjola Kuburi:- Lorela, nga ana psikosociale dhe syri i një psikologeje, si duket kjo protestë?

Lorela Garuli:- Padyshim që protestat janë shenjë emancipimi, fakti që njerëzit kanë ndërgjegjen dhe dijen për t’u revoltuar dhe ndryshuar atë që nuk i pëlqen pra kur dijnë të ngrenë zërin. Megjithatë, nisi si një protest studentore dhe vazhdon të jetë e tillë, por jam e bindur që është shumë më shumë sesa kaq,  nuk është thjesht protesta dhe lufta e studentëve për  disa tarifa më të ulëta dhe kushte më të mira fizike  në mjediset e studimit dhe edukimit por është protesta le të themi, e pakënaqësisë, e zhgënjimit i të gjitha kushteve që mungojnë, pra është zëri i atyre që kanë vite që duan të largohen dhe të braktisin Shqipërinë dhe që duan me patjëtër plotësimin e kushteve të tyre parësore.

– Shumë e kanë cilësuar si dhjetori i dytë, krahasuar me jehonën që pati ajo protestë e vitit 1990, është e vërtetë? Ku dallojnë dhe ku bashkohen këto dy protesta?

Advertisement

-Nëse dhjetori i parë ishte përmbusja totale e sistemit dhe e qeverisjes , kjo ndodhi sepse Shqipëria ashtu si shumë vende fqinjë të saj kaloi në një proces transformimi të saj, pra ishte pjesë e një ndryshimi me karakter ndërkombëtar. Ndërsa kjo protestë, që për koincidencë qëlloi në dhjetor përsëri, është tjetër karakter, ka një frymë pozitive, është shumë më e bukur, është me përmbajtje, është një risi me elementë pozitivë si për opinionin shqiptar  ashtu edhe jashtë saj sepse në thelb nuk ka interesa të vogla, as ndonjë luftë për pushtet, por nis nga lufta për dijen, lufta më fisnike që mund të bëjë një vend, një luftë që nis nga mendja.

–  Këto protesta, zakonisht sjellin përmbysje mentalitetesh dhe qeverisjesh, do jetë edhe kjo një e tillë?

– Padyshim që duhet të jetë e tillë, sepse nuk është një proçes rrotacioni por është  kundërshtim i mënyrës së qeverisjes, kundërshtim i mentalitetit, i mendësisë, i funksionimit të gjërave dhe studentët në këtë lëvizje, sepse nuk ëshë më protest por lëvizje, kanë ndezur shpresën atë që kishte vite që mungonte, atë shpresë që ishte shuar. Po kalojmë nga braktisja tek zhvillimi dhe tek ndërgjegjësimi që “vendi mund të bëhet”.

– Ngjarjet e fundit, procedimi i profesorëve dhe artistëve, a do ndikojnë në pezmatimin e studentëve protestues?

-Nëse kjo është e vërtetë nëse realisht janë proceduar vlera dhe figura më të cilët shqiptarët duhet të krenohen, patjetër që është shumë shqetësuese, një element negative aspak shpresëdhënsës, aspak i emancipuar dhe mund të ndikojë në demotivimin e studentëve por ne po shikojmë që ata po rezistojnë ditë pas ditë pra kjo mund të ndikojë si efekt boomerang, mund të nxisë që të shtojë grintën dhe energjinë akoma më shumë.

–  Deri kur mund të zgjase kjo rezistenceë, sigurisht parë nga këndvështrimi psikologjik?A ka gjetur mbështetje në mase kjo protestë?

– Kjo protestë po vazhdon të zgjasë shumë, kanë kaluar disa ditë, ditët e para që mund të prisheshin ekuilibrat tanimë kanë kaluar dhe është konsoliduar si lëvizje. Pse ndodh kjo? Sepse psikologjikisht është një efekt që ndodh natyrshëm kur kurba e pakënaqësisë arrin nivelin e saj më të lartë, turmat ngrihen dhe organizohen të nxitur ngavetë pakënaqësia, nganmotivet dhe kjo shpjegon pse kjo protestë nuk ka një përfaqësi dhe nuk ka drejtues, sepse janë njëzëri studentët dhe krah tyre qëndron e vërteta. Ajo që ata kërkojnë gjendet tek të gjithë dhe kjo vërteton edhe besuesshmërinë dhe vërtetësinë  e kësaj proteste dhe sa e rëndësishme dhe massive është ajo. Për më tepër kemi parë shumë elementë që ka gjetur mbështetje, njerëz që janë solidarizuar, njerëz që po i ndihmojnë  edhe me kushte elementare, sepse kauza është e madhe dhe është përtej tarifave universitare. Kjo protestë duhet vlerësuar si gjëra më demokratike që ka ndodhur në këto 28 vitet e fundit!

–  Përqëndrim apo përshkallëzim do ishte një strategji e mirë për të forcuar këtë proteste?

– Sigurisht që përshkallëzimi do ishte hapi tjetër si strategjia më e mirë për të forcuar këtë protestë dhe mbështetja. Unë gjykoj që Shqipëria është përballë një momenti historik dhe  këta student patën guximin dhe dinjiten të kundërshtojnë më shumë vendosmëri, personalitet dhe karakter të fortë dhe për këtë gjë nuk duhen lënë vetëm. Të gjithë duhet të bashkohemi për kauzën e tyre.

–  Si mendon se do finalizohet në fund kjo çështje?

-Do pranohen kërkesat e studentëve, duhet të jetë absolute kjo gjë. Ata janë shumë  kanë fuqinë, energjinë, kanë rininë, kanë objektiva dhe aspirata për të përmbysur çdo sistem që nuk është vizionar dhe futurist siç janë studentët.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arben Bala: Unë “djali i keq” i filmave…!

Next Post

Evjola Daka: Vetulla perfekte për festa të bukura!

Advertisement