Këtë herë në rubrikën “Alfabeti i personazhit” kemi ftuar një këngëtare që ka dalë nga spektakle talentesh si “Star Akademia” dhe “Xfactor” e që karrierën e saj e ka çuar në nivel festivalesh. Silvana Rusi, këngëtarja e skenave të festivaleve si “Kënga magjike sjell në gazetën tonë, një panoramë të jetës së saj, muzikës dhe gjithçka tjetër.
Fabjola Kuburi:- Silvana, të kam ftuar në këtë rubrikë që të flasim pa doreza dhe mendoj ta nis direkt me shkronjën e parë…! A, si artist… Çfarë “emri” ka artisti brenda teje?
Silvana Rusi:- Mua më pëlqen të flas pa doreza dhe faleminderit për ftesën Fabjola! Për mua artist , kjo fjalë është shumë e madhe dhe ka kuptim të gjerë e realisht brenda meje kjo fjalë zgjon një botëkuptim të larmishëm me shumë ngjyra përsa i përket një artisti.
B, si besimi, është e vështirë të fitosh besimin tënd dhe nëse e fiton është e lehtë ta mbash atë?
– Ah besimi, jam karakterizuar gjithmonë nga besimi në vetvete, besoj dhe tek të tjerët por nëse e humbët atë, oh shumë e vështire ta fitoj moj cupë!(Buzëqesh)
– D si Dashuria… Cili është emri i përveçëm që mban dashuria jote?
– Au, sa shumë që po kërkon dhe ti. Jo, s’kam asnjë emër të përveçëm sapo t’a kem do vij me vrap tek ti e do ta them të parës.(Buzëqesh)
– E si Era… Nëse do të kishe patur mundësi t’i komandoje erërat e kësaj bote, çfarë apo kë do të kishe dashur të zhduknin nga faqja e dheut ato? As këtu s’do të më thuash ndonjë emër të përveçëm?
– Sikur ta kisha ketë superfuqi do zhdukja njerëzit që mashtrojnë për çdo gjë qoftë edhe më të voglën jo erë por tornado vjen.(Qesh) Jo, as këtu s’po përmend ndonjë emër.
– F si festivalet… konsiderohesh si këngëtare festivalesh, mendon se ky është vlerësim i madh apo komercialiteti e zbeh paksa këtë gjë?
– Unë realisht nuk e di akoma nëse konsiderohem si e tillë duke qenë se kam eksperimentuar edhe neë komerc por tani që e dëgjoj nga ti, që do të thotë nga jashtë relisht ndihem super e vlerësuar dhe jo komercialiteti por asgje asgjë se zbeh festivalin e vërtetë, aty dalin këngëtarët e vërtetë .
G si gëzimi… Cili ka qenë gëzimi më i madh që u ke falur prindërve të tu?
– Kur linda unë, ja lindi një yll…! Hë si thua ti? (Buzëqesh)
– Po veten, e ke menduar ndonjëherë në rolin e prindit?
– Po e kam menduar në rolin e prindit edhe veten e duke qenë se nuk e kam provuar më duket shumë e bukur po s’ja di hallet moj motër..! (Qesh)
I si instikt… Përdor instiktin në situata të caktuara?
-Ah, instikti është arma ime e fortë, më vjen natyrshëm!
-J si Jeta… Çfarë do të doje të mos mungonte kurrë në jetën tënde dhe çfarë do të doje të mos e provoje kurrë në jetë?Ç’mendon se mund të kesh qenë në një jetë të mëparshme?
-Ajo që nuk do doja kurrë të më mungonte në jetën time është familja ime. S’do doja të provoja kurrë në jetë lëndët narkotike gjë të cilën secili e ka në dorë. Faleminderit Zotit që më ka ruajtur në këtë pjesë.
– K si kompeticionet… më trego si e kujton veten kur merrje pjesë në to, sa ke ndryshuar që atëherë?
– Ah, kompeticionet sa të bukura janë, ja kështu si ti, të bukura , stresante ( se ti bën pyetje me spec ) emocione pa fund . Unë kam qenë shumë e vogël kur kam kënduar në skenat e fëmijëve në festivale dhe tani që m’a kujtove m’u paraqit para syve një film ndër vite dhe ohh sa shumë kam ndryshuar, në çdo detaj profesional njerëzor, në çdo gjë!
– M si muzika… E ke nisur rrugën e muzikës që herët dhe e di që do të më thuash se muzika është vetë jeta jote… E kam gabim?
– Gabim? Kurrën e kurrës…! (Qesh) Po, e kam nisur që s’di, s’mbaj mend se kur, po ja në pikë të dobet dhe ti shkon.
– Të zë ndonjëherë frika se ndoshta ke investuar jo aty ku duhet?
– Çdo investim i bërë për muzikën, atë që unë dua vërtetë asnjëherë s’ka qenë kot, nuk e di sekretin realisht përvec punës normal por çdo material e çdo dalje e imja për mua ka qenë e suksesdhme dhe me vlerë.
– P si parfumi… Janë parfumet pika jote e dobët? Cili është ai i momentit?
P- Jo, të jemi të sinqertë s’jan pika ime e dobët , dua të kem një dhe të ndihem mirë, kaq nuk fiksohem. Po hë, ti ke ndonjë fiksim?(Qesh) Për momentin po përdor Armani Diamonds
-S si seksi… Ups, temë tabu për ty?
S- Tabu the? Ik, ik ik kaloje këtë, flasim pastaj…!(Qesh)
-Po mirë S si Silvana, nëse do ishe përpara një jurie muzikore, si do e prezantoje veten?
– Do prezantohesh si unë, unë jam S-ja shkronja më e bukur e alfabetit.(Qesh) Përtej shakasë, do prezantohesha siç kam bërë deri sot ndoshta akoma më mirë. Këngëtare që këndon prej shpirtit.
-Sh si shoqëria… Më kanë thënë se je tip shumë i shoqërueshëm. E vërtetë është?
– Këtu ke folur bukur, përshembull. (Qesh) Shumë e vërtetë më pëlqen të kem shoqëri të dal, të kënaqem. Jam shumë popullore nuk i dua fallcitetet, tangërlliqet boshe në shoqëri. Edhe kjo na mungon tani..!(Qesh)
– T si Tirana… Me cilin qytet të botës do ta ndërroje?
– Ua, pse ta ndërroj? Nëse do duhej patjetër ta ndërroja, do e bëja me Zyrihun e Zvicrës kam jetuar atje dhe e di që do ia vlente por për tjetër gjë, jo jo fare!
-V si vëllai… Vazhdon të realizosh setet e fotove me të? Si shkon bashkëpunimi juaj deri tani? A është ai më shumë një vëlla apo një shok e bashkëpunëtor shumë i mirë?
– Ooo vëllai im, pika e dobët e shtëpisë. Unë do vazhdoje deri sa të mos kem frymë me të. Realizoj foto me vëllain tim, ai është shumë i talentuar dhe e kam jo vetëm vella por shok e bashkëpunëtor ideal. Kështu bëhet për këdo që e ka njohur qoftë edhe për një orë të vetme në jetën e tij. Ai lë gjurmë, është special. Ah, që mos harroj, më nxiu jetën, s’më bënte foto derisa u dobësova. Më motivoi shumë.
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!