– Përshëndetje! Jam një vajzë 30 vjeçe. Aktiviteti im seksual ka filluar gati 10 vjet më parë dhe nuk kam ndërruar shumë partnerë. Disa kohë më parë lexova për kancerin e mitrës dhe mora informacion se cilat janë shenjat e para të të tij. Unë para 5 muajsh kam patur sekrecione me ngjyrë mishi. Më vinte erë e keqe dhe gjatë marrëdhënies që kam me të fejuarin tani ndjeja shumë dhimbje. U vizitova dhe u qetësova, por tani kam filluar të kem përsëri djegie gjatë aktit. Kam frikë mos kam kancer në mitër, si ta vërtetoj më me saktësi? Si duhet të veproj?
Dr Ledio Bregu, Onkolog Radioterapeut, drejtor i Departamentit te Radioterapisë në spitalin “Hygeia”, tel 0696398889 : Përshëndetje! Simptomat e përshkruara më sipër mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni bakterial ose mykotik. Për këtë duhet bërë një vizitë te gjinekologu dhe nëse vërtetohet që është infeksion, duhet të marrësh mjekim për vete dhe partnerin. Për kancerin e qafës së mitrës realizohet vizitë gjinekologjike dhe pap test një herë në vit, i cili vë në dukje a ka qeliza të dyshimta për malinjitet apo jo. Gjithashtu mund të bëhet dhe statusi i human papilomavirus për të parë nëse je apo jo bartëse e këtij virusi, pasi disa shtame të tij mund të japin kancer të qafës së mitrës më vonë. Vizitat e rregullta te gjinekologu dhe realizimi i ekos trans-vaginale të jep informacion gjithashtu mbi ndryshimet që mund të ndodhin në mitër me kalimin e viteve, duke bërë të mundur zbulimin e hershëm të ndryshimeve malinje.
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!