– Jam një vajzë miope. Syzet i kam -1. Dua të di, a do të jetë pengesë kjo për mua që dua të mësoj makinën? Dua të bëj kursin e makinës se i kam pasion makinat, por më kanë thënë se për shkak të syve, nuk mund ta ngas. Sa ndikon miopia në këtë gjë dhe shumë gjëra të tjera në jetë? A rregullohet?
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- Përshëndetje, e dashur dhe faleminderit për letrën. Më vjen shumë mirë për inisiativën tënde në ngarjen e makinës, pasi në ditët e sotme që jetojmë, ditë të ngarkuara me dinamikë pune, patjetër nevojitet privatësi, gjë qe ta mundëson makina personale. Përsa i përket shikimit nuk ke asnjë pengesë në ngarjen e makinës, pasi ti ke një Myopi Simplex ( të thjeshtë), -1.00 dioptri, të korrigjuar shumë mirë me syze dhe nuk përbën fare problem, pasi ti realizon mprehtësi shumë të mirë me syze, si dhe pamje tredimensionale, të dyja këto kushte absolute për ngarjen e makinës. Mund edhe të zgjedhësh të përdorësh lente kontakti sf -1.00, në vend të syzeve. Lentet i gjen tek optika Union, kryqëzimi 21 dhjetorit.
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!