Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Adalena për Vitin e Ri vjen me Eurolindin
Kush është supermilioneri 31 vjeçar që po investon në jug të Shqipërisë
Këngëtari Gjon Ukaj te Virusi, hiti po vjen

Kush është supermilioneri 31 vjeçar që po investon në jug të Shqipërisë

Biznesmeni 31 vjeçar nga Kumanova, Daja Liman jeton në Vjenë dhe është ndër sipërmarrësit e ri më të sukseshëm.  Aktivitetin e tij e ka të shpërndarë në disa vende të Evropës dhe këto ditë ka qëndruar në Tiranë për të mbyllur projektin e një resorti në jug të Shqipërisë. Ai thotë se shumë shpejt do të bëhet realitet investimi në Borsh, i cili sipas tij kap shifrën e 5 milion eurove. “Në fund të këtij viti do të fillojmë ndërtimin e resortit në Borsh. Është një investim prej 5 milion eurosh. Resorti do të jetë më i madhi në jug të Shqipërisë, ku krahas shërbimeve të hotelerisë do të ketë dhe një qendër të madhe tregtare”.

Limani sqaron se ideja për të investuar në Shqipëri i erdhi katër vite më parë pasi kishte vizituar jugun. “Kisha dëgjuar për bregdetin e jugut por kur e vizitova para katër vitesh e vërtetova që Shqipëria ishte perla e Mesdheut. Aty u interesova, dhe përmes disa miqve arrita të realizoja këtë projekt. Ne kemi një eksperiencë në fushën e hotelerisë në disa vende të Evorpës dhe pasi i kam njohur miqtë e mi me projektin, ata po ashtu janë interesuar të investojnë këtu. Shqipëria ka një bregdet të jashtëzakonshëm dhe duhet sa më parë ta shfrytëzojë margaritarin që i ka bërë dhuratë Zoti”, tha ai. Biznesmeni shprehet se ky resort do të jetë një mundësi për të krijuar vende të reja pune. “Pjesa më e madhe e punonjësve do të jenë vendas, madje do të doja të ishin banorë të zonës”, tregon Limani.

Ky është investimi i tij i parë në Shqipëri, por premton se në të ardhmen do të investojë dhe në sektorin farmaceutik, biznes të cilin, thotë se ka të trashëguar nga i ati.

Advertisement

E pikërisht nga ky biznes familjar por dhe pasuri të trashëguara, ai që preferon ta njohin si Daja Liman, ka vendosur të ecë përpara në gjurmët  e babait të tij por larg hijes së tij.

Babai I tij një nga mbështetësit më të mëdhenj, deri në momentet e fundit të jetës së tij, ka qenë përfaqësues I firmës farmaceutike kroate Krska dhe Plives për Lindjen e Mesme. E para përkujdeset sidomos për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike e  rrjedhimisht kanë nevojë të vazhdueshme për mjekim dhe monitorim. Një ndjenjë humanizmi që ai duket se e ka trashëguar më së miri.

Ajo që bën përshtypje dhe në një farë mënyre dëshmon atë që vërtet synon të bëjë, është përditshmëria. I gatshëm të lërë bakshish më shumë se ajo që konsumon ai justifikohet: “Është e lodhshme të jesh në shërbim të klientëve dhe jo vetëm fizikisht, dhe ata që e bëjnë mirë punën e tyre pavarësisht pagës së vogël, e meritojnë. Është një lloj stimuli”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adalena për Vitin e Ri vjen me Eurolindin

Next Post

Këngëtari Gjon Ukaj te Virusi, hiti po vjen

Advertisement