Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Odeta Dume: Në gjurmë të drejtësisë së mohuar

“Pa gjurmë” është emisioni i më i ri në Report Tv, nën moderimin e Odeta Dumes, një emision ky që ka si synim disa drejtime, gjetjen e shqiptarëve të humbur, zhardhjen e historive të lëna në harrese, sjelljen e fakteve të pazbardhura më parë për problemet mbarëshqiptare. Moderatorja Odeta Dume, një gazetare mjaft profesionale dhe me shumë vite eksperienvë në gazetari, na tregon detaje rreth këtij emisioni por edhe rreth punës së saj!

Fabjola Kuburi:- Odetë, le të nisim së bashku një intervistë, në të cilën e intervistuara je ti… si ndihesh në këtë rol?

Odeta Dume:- Vërtet unë gjithmonë kam qenë në rolin tënd gjatë intervistave, por edhe këtej nga kjo anë nuk qenka keq . Ta shohim në vijim nëse do më vazhdoj kjo ndjesi.  (qesh)

Advertisement

– Sapo kanë nisur puntatat e para në Report Tv emisioni nën moderimin tënd “Pa gjurmë”, si erdhi ky emision në fazën e tij përfundimtare për t’u transmetuar në ekran?

-Ishte një ide e Karlos (Karlo Bolino) të cilën, me sa di, e kishte prej kohësh në kokë, por besoj se po priste momentin duhur për ta konkretizuar. Kur ma propozuan isha me pushime dhe nuk e dija me saktësi se për çfarë programi flitej. Më mori në telefon Vilma, administratorja e Report TV dhe lamë një takim pas pushimeve. Shkova me mendje për ti thënë “po” për çfarëdo programi të flitej (qesh). Për fatin tim të mirë propozimi ishte brenda profilit tim si gazetare për më tepër  ishte vërtet një mundësi e mirë për të ecur përpara. Pastaj të tjerat dihen, filloi puna, një punë shumë e madhe më thënë të drejtën bashkë me stafin dhe ja ku jemi…

– A ka pasur rezultatin e pritur, qoftë duke u bazuar në emisionet e para?

– Mund të themi se kemi arritur më shumë se pritshmëria që kishim sepse nuk është e lehtë të ngresh një program dhe të fitosh audiencë që në fillim. Për më tepër, edhe pse kam vite si gazetare duhet pranuar se drejtimi i emisionit është një përvojë e re për mua dhe nuk dihej se si do pritesha nga teleshikuesit.

– Ti vetë je e kënaqur me atë që po arrini puntatë pas puntate?

-Unë nuk kënaqem asnjëherë me atë që bëj dhe kërkoj gjithmonë më shumë  edhe pse puntatë pas puntate po rritemi në audiencë. Ndoshta kënaqem kur të jemi të parët (qesh).

– Ka shumë shqiptarë të humbur? Si realizohet gjetja e tyre?

-Ka jashtëzakonisht shumë, mbi 3 mijë edhe pse nuk ka shifra zyrtare dhe unë bazohem vetëm në denoncimet mediatike që janë bërë. Këtu kam parasysh si rastet tona ashtu edhe rastet e emisionit “Njerëz të Humbur” të drejtuar nga Aida Shtino në të cilin unë kam punuar si gazetare. Tani si i gjejmë? Nuk është aspak e lehtë… Nuk është e lehtë sepse këtu në Shqipëri nuk është e lehtë të investigosh. Ka një mori pengesash të cilat përpiqemi ti zgjidhim në forma të ndryshme. Psh, investigimi jashtë Shqipërisë  ka kosto të madhe dhe ne përpiqemi ta mbulojmë me vullnetare të cilët punojnë e jetojnë në këto vende evropiane ku kanë humbur këta persona. Po ju sjell rastin e Artur Lleshit që ka humbur në Maqedoni dhe ndihmën e madhe që po na jep gazetari shqiptar Nevrij Ademi.

– Ky emision nuk ka si synim vetëm gjetjen e shqiptarëve të humbur apo jo? Cilat tematika do jenë kryefjala e këtij emisioni?

-Padyshim që jo! Ky programi do të vihet edhe “Në gjurmë të drejtësisë së mohuar” nëse mund të shprehemi kështu. Shumë njerëz në këto vite tranzicioni kanë rënë pre e padrejtësive që ju janë bërë dhe këtu ata do të gjejnë vendin e duhur për të ngritur zërin, për të dhënë mesazhet e duhura ndërsa në do të përpiqemi që t’ju gjejnë zgjidhje halleve dhe shqetësimeve të tyre. Gjithashtu, nëpërmjet një investigimi profesional  sjellim histori që kanë lënë pas mister dhe askush nuk ka mundur t’i zbardhë më parë. Fakte, dëshmi e dokumenta të papublikuara më parë do të hedhim dritë mbi ngjarjë të rënda të cilat kanë lënë gjurmë në memorien tonë.

– Cili është veprimi i fundit që bën para se të nisë transmetimi?

-Kontrolloj në regji materialet video që kemi përgatitur dhe pyes nëse gjithçka është gati me lidhjet direkte që mund të kemi programuar, telefonatat, lidhjet skype etj.

-…dhe cili, veprimi e fjala e parë, kur transmetimi nis?

-Përpiqem të buzëqesh dhe përshëndes teleshikuesit si të gjithë moderatorët besoj (qesh).

– Odeta, sa kohë ke në median shqiptare?

-Kam filluar si gazetare vullnetare tek TeleNorba në 2004….Po bëj 14 vjet …kaq i bie apo jo (qesh).

– Cila ka qenë vështirësia e parë që ke hasur përballë kameras dhe cila, vështirësia që vazhdon ta ndjesh?

-Emocionet kanë qenë vështirësia e parë dhe ato vazhdojnë edhe sot e kësaj dite pavarësisht se sot janë të një formë tjetër.

– Cila ka qenë ngjarja më e dhimbshme që të është dashur të komentosh në një transmetim të drejtpërdrejtë?

-Kur një nënë humbi ndjenjat gjatë intervistës që po i bëja. Ishte në kërkim të nipërve…oh histori e dhimbshme, nuk e di si gjeta forcat për ti dhënë ndihmë dhe të komentoja situatën live….Sinqerisht situata të tilla më bëjnë të ndihem vërtetë keq.

 

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alessia Xhemalaj: Më tremb shumë…!

Next Post

Dr. Ersida Calja këshillon: Rëndësia e implanteve dhe kujdesi që duhet treguar pas vënies!

Advertisement