Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KMC: Me Antre, sukses i garantuar

 

Këngët dhe klipet e tij janë të njëpasnjëshme dhe duket se ka ende shumë për të sjellë. Reperi KMC, pas bashkëpunimit me Blerina Matrakun me titull “Na, Na, Na” dhe një kënge solo me titull “Bring it on”, sot publikon edhe klipin e tij më të ri, një bashkëpunim me një nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, Antre. Një version i ri i këngës së suksesshme “Profesori” producenti DEVox ka menduar ta sjellë në versionin modern të kënduar nga KMc dhe Antre.

 Fabjola Kuburi:- KMC, ta nisim këtë intervistë, ose më saktë këtë rubrikë “Alfabeti i personazhit” më shkronjë e parë të tij… A, si Antre, më trego pak për bashkëpunimin tuaj më të ri “Profesori” si u gjetët me Antrenë?

Advertisement

KMC:- Në fakt unë kisha menduar që të realizoja një këngë të re pasi publikova “Bring it on” dhe ideja për këtë realizim ishte e producentit De Vox dhe sigurisht që unë pranova sepse kënga “Profesori” në versionin e saj original,  është hit dhe ne e kemi sjellë në një version modern edhe shumë të bukur. Shpresojmë që të ketë suksesin që meriton.

B si Blerina… a ishte bashkëpunimi me Blerina Matrakun ai që të dha dorën më të madhe për të hyrë në treg?

-Të tregohem i sinqertë është shumë e vërtetë që bashkëpunim me Blerinën më dha dorën që të hyj në tregun muzikor. Gjithmonë jam falëndërues për të gjithë ata/ato që më përkrahin pa hile dhe me sinqeritet të pastër shoqëror.

D si Dashuria… A mban një emër të përveçëm tashmë dashuria jote?

-Po, është dikush por për momentin nuk dua të bëj publike asgjë nga jeta ime private, çdo gjë ia lemë kohës.

E si enigmatik, mundohesh ti mbash gjerat per vete apo je i hapur ndaj situatave?

-Jam njeri shumë i hapur dhe i drejtëpërdrejt, shpreh çdo gjë ashtu si e ndjej dhe nuk mundem që ti mbaj gjërat për vete. Nuk bëj si enigamtik për gjëra që fare mirë mund të thuhen edhe me fjalë.

 F si fitorja… Cilën konsideron fitoren tënde më të madhe deri tani?

-Fitorja më e madhe është suksesi që kam ëndërruar  dhe avash-avash po arrij aty ku unë kam synuar dhe dëshiruar.

G si gëzimi… Cili ka qenë gëzimi më i madh që u ke falur prindërve të tu?

-Momenti kur kam dalë në skenën e “TOP FEST” për herë të parë dhe kam parë mamanë time të perlotur. E ndjeva që ajo ishte aq e lumtur.

 I si intuita… E ndjen kur dicka do ecë mbarë apo kur dikush mundohet të bëjë hile?

-Gjithmonë kur marr përsipër diçka e ndjej që do më ecë mbarë. Këtu po flas edhe në lidhje me muzikën dhe për hilet që mund të bëjnë. Çdokush kuptohet që në momentin kur flet se sa i sinqertë është, domethënë intuita ime i kupton.(Buzëqesh)

 J si Jeta… Çfarë do të doje të mos mungonte kurrë në jetën tënde dhe çfarë do të doje të mos e provoje kurrë në jetë?

– Do doja mos të më mungonte asnjëherë dashuria e publikut, jam tip aventurier kështu që dëshiroj të provoj çdo gjë në jetë.

 K si këngë…më trego pak për këngët që ke lançuar ,sa janë pëlqyer dhe çfarë ka në vazhdim?

-Janë pëlqyer shumë edhe kënga që kam në bashkëpunim me Blerinën por edhe kënga me që solla solo me titull “Bring it on”. Në vazhdim mund të them që priten vetëm surpriza…!(Buzëqesh)

 Po K edhe si KMC…je i kënaqur me emrin që kë zgjedhur për të prezantuar dhe qëndruar në art?

-Sigurisht  që jam i kenaqur. Me këtë emër kam filluar karrierën dhe nuk besoj se kam në plan që të ndryshoj emrin e artit.

M si muzika… E ke nisur rrugën e muzikës që i vogël dhe e di që do të më thuash se muzika është vetë jeta jote… E kam gabim?

-Po, eshte e vertete qe muzika eshte vete jeta ime.

– Të zë ndonjëherë frika se ndoshta keni investuar jo aty ku duhet?

Jo aspak, sepse gjithmonë kur investoj për diçka e mendoj dhe nuk mund të them që është investim i gabuar.

N si negativ, si e largon negativitetin nga ata qw tw rrethojnw?

-Unë nuk rri farë me njerez negativë (qesh)

P si Profesori…tek cilët “profesorë” e fut veten KMC?

-Tek profesorët modern, përderisa edhe kënga vjen me version tjetër, pra atë modern.

S si suksesi…kë do konsideroje suksesin tënd më të madh?

Bashkëpunimin me Antre dhe këngën “Profesori”.

T si takimet…je i përpiktë në takime apo i lë gjithmonë njerëzit tëp resin?

-Jam njeri shumë korrekt për gjithcka dhe jo vetëm për takimet.

 V si vlerë…çfarë mund të quhet vlerë dhe çfarë jo në muzikë?

-Vlerë tashmë quhen ato që ekspozojnë trupin në ekrane, (qesh) dhe nuk vlerësohet arti i vërtetë.

 Z si zemra… lë zemrën apo arsyen të të udhëheqë në jetë?

-Zemrën me pak arsye brenda. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Marjeta Billo: Kur këndoj jam në botë tjetër…!

Next Post

Sukses i jashtëzakonshëm i “Profesorit” të KMC-së dhe Antre!

Advertisement