Zv.ministrja Elezi: Ligji për mbrojtje të konsumatorëve dhe ai i policisë financiare futen në procedurë parlamentare Në procedurë parlamentare tashmë kanë hyrë propozim ndryshimet e Ligjit për policinë financiare, me këto ndryshime vendoset një mekanizëm i pavarur për kontrollën e punës së personave me autorizim policorë. “Kjo është në pajtim me ndryshimet e reja të Ligjit për prokurorinë publike me të cilat është paraparë dhe formimi i Repartit për hetim dhe ndjekje të veprave penale në kuadër të Prokurorisë publike. Ky repart do të hetojë vepra nga personat me autorizim policorë. Ky urdhër ka për qëllim që të sigurojë një objektiv në qasjen e rasteve që krijojnë dyshime se kanë kryer vepër penale nga ana e këtyre personave e me këto ndryshime rriten dhe ingerencat e drejtorit të policisë financiare”, kështu sqaron mbi ndryshimet e fundit zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi. “Do të vendoset edhe rregullimi i përvojës së punës mbi personat zyrtarë të cilët do të kalojnë provimin profesional me këtë do të arrihet edhe një profesionalizëm më i madh, një pavarësi politike dhe punë e përgjegjshme nga personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës të cilët para nënshkrimit të marrëveshjes për punë do të kalojnë edhe një kontrollë sigurie”, sqaron kështu mes tjerave zv.ministrja Elezi. Ndërkohë që në anën tjetër edhe kompanitë e sigurimit do të detyrohen që në afat prej 5 ditë të gjitha ndryshimet që do bëhen në mënyrë të përgjithshme dhe të vecantë kushtet e polisave të sigurimit t’i bëjnë publike në faqen e tyre zyrtare. “Kjo është paraparë me propozim ndryshimet e Ligjit për supervizion të sigurimeve që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare, qëllimi i këtyre ndryshimeve është mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve. Përvoja e deritanishme e aplikimit të këtij ligji është se janë futur edhe praktikat ndërkombëtare të cilat kanë treguar se janë paraparë edhe standarde të cilat kanë mundësi të forcojnë aspektin e përvojës, dijes, reputacionit dhe kapacitetit financiarë të akcionerëve dhe organeve të cilët japin shërbime sigurimi. Me këto ndryshime vendosen edhe kritere të cilat personat që mund të bëhen akcioner dhe anëtarë të organeve drejtuese apo mbikqyrëse, në bazë të këtyre kritereve jepen edhe për bokerët e siguimeve dhe përfaqësues të tyre”, thekson kështu mes tjerave mbi këto ndryshime ligjore që tashmë janë pjesë e procedurave parlamentare, zv.ministrja e financave Shiret Elezi.