Në një intervistë dhënë së fundi për media, zv.drejtorit të doganave Irfan Buçi ka theksuar se Republika e Maqedonisë ka shkëmbim më të madh mallrash dhe shërbimesh me Kosovën, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë, gjegjësisht me shtetet fqinjë.

Zv.drejtori Buçi, gjithashtu ka shtuar se gjatë periudhës janarë-qershorë të këtij viti, Doganat e Maqedonisë kanë sekuestruar gjithësejt 150 mijë euro, 460 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis dhe të llojit kokainë 15 gram.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/240488676649814/

Buçi: Përfaqësimi në Doganat e Maqedonisë po përmirësohet vazhdimisht

Zv/drejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi lidhur me stafin e kësaj drejtorire, gjegjësisht sa doganier të punësuar shqiptar ka në të gjithë vendin, tregoi se nga gjithsejt 1095, 885 janë maqedonas, 170 shqiptarë, 17 turq, 12 serb, 5 vllehë dhe 1 rom.

Përqindja e shqiptarëve është 15,53%, 80% janë maqedonas dhe përqindja tjetër të nacionaliteve të tjera.

Gjithashtu shtoi se me sjelljen e 40 administratorëve nga MO-ja do të përmirësohet vazhdimisht përfaqësimi adekuat në këtë institucion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here