“Ty të kam” është klipi më i ri i këngëtares sa të talentuar po aq dhe simpatike që e sjell këngëtaren në formën e saj më të mirë. Vesa di të surprizojë ndjekësit e saj duke ardhur çdo herë ndryshe, çdo herë më moderne dhe më e nxehtë. Lexoni më shumë për Vesën në intervistën që kemi përgatitur me të!
Fabjola Kuburi:- Vesa, titujt e këngëve të tua janë njëri më i veçantë se tjetri…si i godet?
Vesa Smolica:- – Para se të publikohet kënga, e mendoj mirë e mirë, dhe pastaj e vendos titullin e këngës, normalisht gjithmonë në lidhje me tekstin, që vazhdoj t’i shkruaj vetë.
– Kënga “Ty t’kam” për shembull është shumë e veçantë. Ç’mund të më thuash për të, si prurja jote më e re?
– Është me të vërtetë e veçantë, edhe në zhanër muzikor, e po ashtu edhe si projekt në tërësi. Është thjesht çështje inspirimi në periudha të ndryshme kohore. Kësaj here e ndjeva të vija e tillë, si kënga “Ty t’kam”.
– Si e mat Vesa suksesin e një këngë të re?
– Gjithmonë e krahasoj punën time të mëparshme me atë që kam realizuar sot, dhe nëse kam avancuar, sigurisht që është sukses. Flas mbi kualitetin e këngës, videoklipit, stilit të veshjes dhe mbi të gjitha përkrahja nga shumë artistë vendas.
– Ku qëndron sekreti i bukurisë tënde?
– Edhe pse jam shumë e angazhuar, mundohem të bëj një jetë të shëndetshme, duke filluar nga ushqimi, dhe së fundmi, palestra. Ta duash veten, është me rëndësi!
– Kë sheh si rival në skenën shqiptare?
– Rivalitetin më të madh e kam me veten, si gjithmonë. Nëse ktheheni pas në karrierën time 15-vjeçare, do vëreni një Vesë më ndryshe.
– Gjëja e fundit që do të doje të të dhuronte jeta…
– Të shoh të më kthehet vlerësimi një ditë, në gjithë ato vite që unë i kam shpenzuar duke punuar fort për diçka që e kam në gjak, muzikën.
– Çfarë të bën të veçantë?
– Që jam autentike, ose më saktë, vetvetja në çfarëdo që bëj apo them.
– Çfarë duhet të bëjë një mikeshë e jotja që ta konsiderosh armike?
– (Qesh) Të më mohojë punën dhe të mos më përkrahë në asnjë aspekt jetësor, në të mirë e në të keq, atëherë nuk është mike imja.
-Çfarë cilësish duhet të ketë dikush që të bëhet miku apo mikesha jote?
– Fillimisht, të jetë besnike, e sinqertë me mua, dhe mirëkuptuese kur nuk kam kohë për të ndarë me të. Kam vetëm një mikeshë, dhe rrethin shoqëror e kam shumë të ngushtë.
– Tre elementët që mendon se ia rrisin vlerat një femre?
– Vetëbesimi, karakteri dhe pavarësia financiare/ekonomike.
– Çfarë e bën Vesën të skuqet?
– Vetëm nervozia e madhe e bën këtë gjë (qesh)!
– Nga se ka frika Vesa?
– Nga njerëzit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!