Është vetëm 21 vjeçe nga qyteti i Prizrenit dhe si fëmijë ka marrë pjesë në festivalin për fëmijë ‘Fluturat’ që mbahet në Prizren duke qenë fituese katër herë me rradhë me katër këngët e saja tek çmimet kryesore ndërkohë që për gjashtë vite me rradhë është marrë me balet klasik.
Manjola Saramati tashmë është rikthyer në muzikë duke sjellë kështu videoklipe profesionale e më pas për të vazhduar me projekte e në këtë mënyrë duke ndjekur ëndërrën e saj që e ka pasur që në fëmijëri, të arrijë majat e sukseseve në industrinë muzikore.