Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Orgesa Zaimi: E kisha hajmali…!

Këngët e saj janë aq të goditura saqë nuk ka një këngë që mos ketë një mesazh për jetën. Orgesa Zaimi, sjell aktualen në jetën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë dhe prek tema që vërtetë kanë nevojë për sensibilizim dhe kush më mirë se artistët mund ta bëjë?! “Ngrije zërin” është kënga e shoqëruar me klip, që Orgesa ka vetëm pak ditë që e ka lançuar dhe duket se ka gjetur vëmendjen e duhur edhe në public, siç ndodh gjithmonë me këngët e Orgesës!

 

Klajd Heta: -Orgesa, “Ngrije Zërin” është një klip plot jetë dhe dinamizëm. Ku je frymëzuar për lukun tënd në të?
Orgesa Zaimi: – Kam dashur të mbaj një stil minimalisht, por dhe diçka goditëse, siç është ngjyra e kuqe që gjithashtu ka simbolika shumë të forta dhe gjithnjë e bën efektin e tërheqjes apo të fiksimit pas saj. Është një video që përforcon idenë e lirisë për të cilën flet kënga, dhe e tëra ka ardhur shumë natyrshëm dhe thjeshtë.
– Lexova në një status tëndin në mos gaboj që njëri nga fustanet (i kuqi) është realizuar për 10 minuta. Vërtet kaq mirë kanë shkuar gjërat? Kush u mor me pamjen tënde?
– Këtë herë më ka ndihmuar pa masë mikja ime, Miranda Dupi, e cila krijoi çdo gjë për pak minuta. Kjo sepse xhirimet u shtynë më parë nga ç’ishin programuar, dhe veshja duhej shumë shpejt. Ajo kuptoi çdo gjë dhe e krijoi duke më hedhur copën sipër. Mua m’u duk aq spontane por dhe aq domethënëse, sa vendosa ta vesh e të xhirojmë.
– Kujt i adresohet “Ngrije Zërin”? Cili është mesazhi i saj?
– “Ngrije Zërin” është një thirrje për të gjithë, për të protestuar dhe kërkuar të drejtat e tyre nëse dikush u bën padrejtësi; nëse ndihen të shtypur, të papërfaqësuar ose në rrezik. Të kërkosh lirinë e të drejtën e fjalës është gjeneza e një jete të drejtë, por që mendoj se sot nuk e kemi. Njerëzimi po humbet shumë, çdo ditë.
– Mesazhi më i bukur që të ka ardhur këto kohë?
– Kënga u kompozua dhe ishte pjesëmarrëse në Festivalin e 56 të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, dhe impakti i prezantimit ka qenë shumë i madh. Që në momentin e shfaqjes së këngëve konkurruese, rrodhën në Internet e telefon, mesazhe pafund. Edhe nga fansat e Eurovision kam pasur shumë përgëzime, dhe për mua ishte diçka plotësisht e papritur. Ndërsa për videon, që ka pak ditë që ka dalë, mund të veçoj një koment në YouTube, që thotë: “Ti këndon shumë bukur, por ke një defekt, që nuk merr Like dhe Share, nuk ke gjoks për të nxjerrë, shalë për të reklamuar dhe ti ke zëëëëëë (kjo gjë nuk funksionon!) Ti e kupton moralin e asaj që kam shkruar, apo jo? Të uroj suksese, kënga jote më pëlqen shumë…”
– Si do ta ndihmoje një mik në ditë të vështira? Do ti thoje “Ngrije Zërin”, apo…?
– Ky është problemi i lirisë dhe ngritjes së zërit. Nuk është e thjeshtë, dhe varet nga kushtet apo situatat. Por, që të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm e të themi ç’mendojmë, gjithmonë.
– Çfarë thonë fëmijët e tu për mamin e tyre artiste?
– Tashmë ata e dinë që mami këndon. Po ashtu shohin shpesh edhe videot dhe këngët e mia, të cilat ime bijë i di të gjitha. Ndërsa për djalin, “Ngrije Zërin” është e preferuara. E këndon shumë shpesh nëpër shtëpi.
– Ka eksperienca jetësore në çdo këngë tënden?
– Jo domosdoshmërisht këngët që këndojnë këngëtaret vijnë nga eksperiencat e tyre personale, aq më tepër që tekstet e disa prej syresh i shkruan dikush tjetër. Por mund të them që kjo këngë është për të gjithë!
– Kur e ke fituar sfidën e parë me veten?
– Shumë herët, kur u ngjita për herë të parë në një skenë, para një publiku. Besojeni ose jo, kam qenë shumë e ndrojtur, dhe kur isha 16 vjeç që dola për herë të parë duke kënduar, aty u formëzua dhe një karakter i vendosur tek unë dhe vullneti, që e kam të fortë.

Advertisement

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Enkeleida Zeko: Kush do e fitojë Botërorin?

Next Post

Amarda: Ia kam gjetur telat…!

Advertisement