Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Freskida Miloti në “Fighting for love” me Van Damme!
Erikson Aruçi: Ju tregoj arsyen që më bëri organizator koncertesh në Itali
Mjekësi/Është skuqur e bardha e syrit

Erikson Aruçi: Ju tregoj arsyen që më bëri organizator koncertesh në Itali

-Përshëndetje, a mund të bësh një prezantim për ndjekësit tanë?

-Përshëndetje, unë jam Eriksoni, kam lindur në Vorë, në Tiranë në kam një jetë që jetoj në Itali, në ‘93 ka ardhur në Itali babai dhe unë më pas në ‘94 erdhi babai në Shqipëri, na mori të gjithëve e na solli këtej në Itali. Këtej më thiërrisnin të gjithë Erik dhe kështu më ngeli shkurtimi. Këtej bëra shkollën e lartë, për Gjeometer dhe Inxhinieri në Bolonja, të cilën nuk e përfundova për arsye personale. Kam qenë shembull në shkollë. Kam bërë disa punë, që në shkollë i bëja të dyja edhe shkollën edhe punën. Kam punuar edhe si gjeometër në një zyrë në Rimini, pastaj në ndërtim si babai im dhe tashmë kam këtë punë. Kam një ditë të ngarkuar me punë.

-Si u lidhe me muzikën ose më saktë me organizimin e koncerteve dhe festave në Itali?

Advertisement

– Të them të drejtën nuk dëgjoja farë muzikë shqiptare sepse deri 20 vjeç dëgjojë vetëm muzikë italiane dhe nuk vija shpesh në Shqipëri. PAstaj njoha disa miq dhe dilja me ta, që dëgjonin vetëm muzikën shqiptare dhe m’u fut në gjak.Këta miqtë e mi shkonin nëpër festat e shqiptarëvë dhe unë ishai pari që doja të shkonim. Shkuam tek festa e parë dhe më la shumë përshtypje, spese ishin shumë shqiptarë bashkë që kërcenin dhe këndonin. Ishte kënaqësi e veçantë. Shkoja pastaj në disa vende në Itali si Milano, Bolonja, Ancona, Perugia, në shumë shumë vende nëpër Itali dhe mendoja me vete, pse mos ta bëj edhe unë një festë të tillë dhe këtu. Festën e parë që unë kam bërë, pikënisja ishte pas aksidentit që bëri një kolegu im i punës, që tashmë nuk jeton, punova 6 vjetë me të dhe sa herë që ishim bashkë ai këndonte nje kenge te Altin Shirës dhe mendova të bëj një festën në memorie të shokut tim dhe kështu nisi rrugëtimi im. Doja të ftoja Altin Shirën por nuk na u koordinuan datat, edhe pse kisha shumë dëshirë që në koncertin e parë të ishte ai.

-Ti ke pasur organizime të suksesshme, shoh foto me Noizin, Sabianin, Blerina Matrakun, Elvis Pupen, Amarden, Altin Sulkun, Blerina Balilin, Kleandro Harrunaj dhe Artiol Sulejmanasi…!

-Është e vërtetë. Edhe të tjerë kanë organizuar festa dhe në rastet kur nuk kishte shumë publik, mendoja .Sekreti i një feste të mirë është të gjesh këngëtarët që do publiku jot, që i përshtatet publikut aty ku organizohet festa, unë e di se çfarë do publiku im, cilët këngëtarë apo muzikë. Kushërira ime që jeton këtej, që edhe ajo merrej me organizime të tilla, më dha numrin e një organist dhe biseduam dhe arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të realizojmë tre festa deri tani që kanë mbetur në kujtesën e publikut. Unë gjeta këngëtarët e duhur dhe festat shkonin më së miri.

-Çfarë do ketë në vazhdim?

– Do ketë festa akoma më të bukura me emra shumë të njohur, festa e parë për sezonin e ri do jetë në 22 shtator por që detajet dhe emrat e kengetareve do ti mësoni pak më vonë.

-Ku mund t’ju gjejne ata qe duan te kontaktojne me ju?

– Mund te na shkruajne ne instagram super_albanian_party, ne facebook me Erik Aruci dhe Super Albanian Party si dhe ne numrin e telefonit +393209653111 Ju faleminderit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Freskida Miloti në “Fighting for love” me Van Damme!

Next Post

Mjekësi/Është skuqur e bardha e syrit

Advertisement