Është një ndër këngëtaret më të kërkuara për momentin në Shtetet e Bashkuar të Amerikës por dhe më të sukseshmet . Këngëtarja e mirënjohur shkodrane Valbona Peraj, është një nga artistet shqiptare që nuk ndalet së dhëni kontributin e saj në SHBA kudo që ka aktivitete me shqiptarë. Ajo nuk mund të mungonte në 106-vjetorin e organizatës Vatra, që operon prej kaq shumë vitesh atje. Të ftuar në këtë mbrëmje si asnjëherë kanë marrë pjesë ambasadorë shqiptarë dhe të huaj, guvernatorë, biznesmen dhe të gjithë shqiptarët më me influencë në SHBA. Këngëtarja Peraj ishte përkrah këngëtarëve të tjerë të mirënjohur si , Gëzim Nika, Arbërie Hadergjonaj, Hajro Ceka Besim Moriqi etj. Por Valbona nuk mund të mungonte dhe në një paradë të madhe që bëhet nga shqiptarët në SHBA ku marrin pjesë shumë shoqata dhe shumë senatore e biznesmen. Një aktivitet ky me pjesmarrjen e 18 mijë shqiptare. Ku janë bllokuar rrugët kryerore në Manhattan Ajo që vlen të theksohet është se për këngëtaren Peraj ishte hera e parë që merrte pjesë në një paradë të tillë dhe ishtë një sukses i vërtetë. Mes duartrokitjesh kërkuan rikthimin e këngatares në skenë pasi e ndezi skenën me këngën “Jam Arbnore”. Rrugëtimi i saj vazhdon edhe më tej me turne të ndryshme në Amerikë dhe më gjerë. Këngëtarja thekson se kjo verë do të jetë shmë e nxehtë për të pasi e pret një turne koncertesh si në Kanada, Amerikë, Londër etj. Po ashtu ajo thotë se është duke punuar për realizimin e 2 këngëve dhe klipeve të reja me kompozitorin e mirënjohur Shpëtim Saraçi. Kjo verë e pret atë dhe me një këngë të re realizuar nga studio e grupit Elita 5 të cilën do ta shoqërojë me një klip të veçantë!