Me origjinë nga Mirdita, Argisa Deda po bën karrierën e saj në Amerikë. E dashuruar pas modës, ajo ka realizuar edhe një linjë me veshjet e saj “Kuqezi” dhe një me stilin e Hollyëood-it të vjetër! Argisa është motra e një prej shqiptareve që morën pjesë në prej episodeve të filmit “Fast&Furious” Erigerta Dedës! Ku e mori shkëndijën e parë Argisa për modën dhe a do sillte një linjë të sajën edhe në Shqipëri? Na e thotë vetë ajo!
– Argisa, a mund të na tregosh diçka rreth vetes?
– Përshëndetje, unë kam lindur në Shqipëri, saktësisht nnë Mirditë, Rrëshen! Kam një motër që është aktore shumë e mirë, që do të thotë e duam artin dhe të bukurën!
– Çfarë të tërhoqi tek moda?
– Me sa mbaj mend, gjithmonë kam qenë e mahnitur me gjërat lidhur me modën. Mendoj se mundësia për të udhëtuar rreth botës që në moshë të vogël dhe të parit se si të tjerët e shprehnin veten nëpërmjet modës thjesht zgjoi interesin tim.
– Kur e kuptove për herë të parë që doje të synoje një karrierë si stiliste?
– Në shkollën fillore. Shkoja në laboratorin e qepjeve për të qepur për argëtim, dhe e dashuroja jashtë mase.
– Cila është pjesa më e bukur e të qenit stiliste?
– Procesi kreativ, e dua shumë! Të jesh e aftë të kesh një vizion dhe ta sjellësh në jetë me duart e tua, nuk ka ndjenjë që krahasohet me të.
– Si dëshiron të ndihen femrat kur veshin rrobat e tua?
– Dua që femrat të ndihen të dashuruara teksa veshin rrobat e mia. Çdo gjë bëhet me një qëllim, dhe dua që ato që veshin rrobat e mia ta ndjejnë që çdo artikull është bërë për trupin e tyre.
– Stilimet që ke krijuar janë padyshim shumë të bukura, por kush dhe çfarë gjërash ishin frymëzimi yt teksa i krijoje?
Faleminderit! Frymëzimi im për linjën “Kuq e Zi” ishte vendlindja ime, Shqipëria, dhe dashuria për modën e Hollivudit të Vjetër.
– Ke mësuar vetë të stilosh apo ke studiuar disajn?
– Jam 100% e përgatitur vetë, sepse në të vërtetë unë kam studiuar Ekonomi. Gjithmonë kam menduar se mund të përmirësohem dhe dua të mësoj sa më shumë gjëra!
-Do doje të bashkëpunoje me stilistë shqiptarë?
– Patjëtër, pse jo, unë jam e hapur për bashkëpunime, aq më tepër nëse më vijnë ftesa nga Shqiëpria. Jam e interesuar që linjën time ta publikoj në Tirana Fashion Ëeek.
– Çfarë të bëri ta marrësh modën kaq seriozisht dhe të bësh karrierë me të?
– Kam shembull motrën time që po bën një karrierë shumë të mirë në aktrim dhe e kam parë si i janë realizuar ëndrrat e saj. Ajo është frymëzimi im që më ka bërë të mos heq dorë nga ëndrrat. Nëse bëjmë atë që duan të tjerët, në nuk jetojme thjesht ekzistojmë!
– Si rri në koherencë me të rejat më të fundit të modës?
– Nëpërmjet Instagramit! Unë e dua atë rrjet social. Mund të ndjek stilistët e mi të preferuar dhe gjithashtu edhe njerëz që mund të më frymëzojnë, të ndjek revista mode. Marr foto dhe i vë në dhomën time të artit
– Ndihesh rehat kur punon me modele apo stiliste të tjera?
– Duke qenë se jam modele vetë dhe stiliste në të njëjtën kohë ndihem shumë rehat. Jam gjithë kohës në set duke bërë foto si modele ose si stiliste.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!