Doktor kam një pyetje që ka filluar të më shqetësoje prej disa kohësh. Unë vuaj nga diabeti dhe kurohem prej tij. Kohët e fundit kam vënë re një enjtje të këmbëve që nuk e kam pasur më parë. Kam lexuar që mund të jetë një simptomë e ndonjë sëmundje zemres. A mund të më jepni disa orientime më shumë? Ju faleminderit
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Edemat periferike apo enjtja e këmbëve është një shenjë klinike e cila jo domosdoshmërisht është e lidhur me sëmundjet e zemrës
Edema periferike mund të kemi dhe në raste të tjera si në sëmundjet e veshkave, të mëlçisë apo në rast të mosdrenimit të mirë të enëve limfatike. Kjo shenjë mund të lidhet dhe me disa medikamete të caktuara ku ndër më të rëndësishmit janë kalci-bllokuesit. Kjo është një klasë medikamentesh shumë e përdorur në praktikën klinike e cila mund të shoqërohet me edema periferike ndaj nëse në mjekimin tuaj gjendet një ilaç i tillë duhet ndërprerë dhe duhet parë si shfaqet më vonë ecuria klinike. Në këtë klasë medikamentesh futen ilaçe të tilla si:
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!