Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Eriselda Shllaku: E privilegjuar që më ftoi vetë ai

E kush nuk e ka fiksuar fytyrën e ëmbël të Eriselda Shllakut në pjesët humoristike në RTSH. Më pas pati një shkëputje nga televizioni dhe tashmë rishfaqet në spektaklin e humorit “Al Pazar”. E dini se me çfarë është marrë Eriselda gjatë kësaj kohe? Zbulojeni në intervistën që realizuam me të!

 Abi Keta:- Nuk di si të quajnë të tjerët, por mua më vjen të të drejtohem me: “Eriselda kaçurrelsja”!

Eriselda Shllaku:- Për publikun unë jam dhe njihem si aktorja Eriselda Shllaku!
Meqë kemi hyrë në pranverë, çfarë të ka sjellë kjo stinë ty?
– Të jem pjesë në shoë-humor “Al Pazar” dhe për mua është një angazhim shumë i mirë.
– Njihesh në publik si pjesë e ekranit të TVSH dhe pjesëmarrëse në pjesë të ndryshme  teatrale. Pate një pauzë në daljet e tua në publik, dhe tani vjen në “Al Pazar”. Më fol pak për pjesën e mungesës, pastaj për ardhjen tënde në “Al Pazar”.
– Është vështirë të mbijetosh vetëm me aktrimin në Shqipëri, ndaj dhe më duhet të punoj. Pasi kreva studimet e Masterit për Biznes në Fakultetin Ekonomik, i hyra dhe iu përkushtova biznesit. Gjatë kësaj kohe kam qenë shumë selective në përzgjedhjen e projekteve artistike, por bashkëpunimet dhe pjesëmarrja ime në projekte të ndryshme artistike ka vazhduar gjatë gjithë kohës. U ndjeva e privilegjuar kur mora një ftesë për të qenë pjesë e “Al Pazar” nga vetë Agron Llakaj, të cilin gjej rastin ta falenderoj. Unë e vlerësoj shumë si aktor dhe mendoj që është një nga artistët më të kompletuar që kemi sot në Shqipëri.
– Si është të punosh me emra të mëdhënj si Agron Llakaj, Behar Mera apo Xhevahir Zeneli?
– Është fat të punosh me emra të mëdhenj si Agron Llakaj, Behar Mera e Xhevahir Zeneli, dhe për të qenë realiste jam ndjerë e përkëdhelur nga fati që në fillimet e mia, sepse përherë kam punuar me artistë të mëdhenj të skenës shqiptare, prej të cilëve kam mësuar shumë.
– Stafi të mban me kimet, apo jo?
– Stafi më ka mirëpritur që në fillim!
– Me cilët prej pjesëtarëve të stafit njiheshe më parë?
– Me të madhin Behar Mera kam pasur bashkëpunimet e mia të para, që kur isha studente e më pas në realizime të shumta të komedive televizive. Po ashtu dhe me Xhevahir Zenelin kam pasur bashkëpunime artistike më parë.
– Si kanë reaguar miqtë dhe familjarët pas daljes në “Al Pazar”?
– Janë lumturuar që më shohin aty ku unë kam vendin, dhe pëlqejnë të më shohin.
Realisht kur ka filluar dashuria jote për aktrimin?
– Ëndrra e çdo fëmije është aktrimi. Pastaj unë u gjenda në rrugën e artit shumë herët, fillimisht si modele e më pas si moderatore në television. Vendimi përfundimtar për të vazhduar studimet në Akademinë e Arteve përcaktoi gjithçka.
– Dukesh vajzë e përkedhelur. Më kundërshton dot?
– Po! Përkundrazi, jam shumë e forte dhe nuk dorëzohem përpara asnjë vështirësie.
– Në të vërtetë, ti, si je rritur? Je llastuar nga prindërit apo nga gjyshërit?
– Nga gjyshërit….
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime/Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Freskida Miloti: I bëjnë mirë shëndetit…!

Advertisement