Blerim Kotobelli u shfaq në futbollin shqiptar te Tirana, ndërsa, më pas, gjeti hapësira aktivizimi dhe ra në sy te Teuta. Sot ai është pa diskutim titullar në çdo ndeshje të Partizanit. Mund të themi se Kotobelli ka qënë një nga blerjet e suksesshme të ‘’Demave të kuq’’
Në një intervistëe ekskluzive për gazetën tonë ,Blerimi na ka treguar rreth futbollit në Shqipëri,emocionet që të fal ai dhe,sigurisht edhe na ka zbuluar disa gjëra nga jeta e tij personale.
Anisa Tirana: -Blerim, si është të jesh pjesë e një ekipi si Partizani?
Blerim Kotobelli: – Është njësoj si të jesh në klasën më të mirë të një shkolle ku sigurisht duhet të japësh maksimumin për të mos të përjashtuar zysha (Qesh)Të jesh pjesë e Partizanit nuk besoj se do koment. Është ekipi i cili ka bërë historinë në kampionatin tonë.
-Por , ama, Partizani po kalon pak moment të vështira tani…?
– Momentalisht po vuajmë për rezultatet ,por jam i bindur që shumë shpejt do të vijnë edhe ditët e mira.Jemi një grup që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kjo mendoj se do të ndikojë pozitivisht në të ardhem.
-Polemikat kanë qënë të shumta për penalizimet që ekipi i Partizanit ka marrë nga arbitrat, si mendon ti?
– Nuk duhet të harrojmë se luajmë në një kampionat në Shqipëri.Unë nuk dua të flas për këtë temë. Polemikat i kemi lënë jashtë fushe, dhe ne lojtarët jemi pjesë e fushës kështu që nuk dua ta komentoj këtë pjesë.Ne do të vazhdojmë të luajmë dhe të djersisim…
-Në këto moment të vështira e keni ndjerë mbështetjen e guerrilsave?
– Guerrilsat janë oksigjeni i skuadrës sonë.Asnjë nuk do të mund të jetonte pa oksigjen dhe natyrisht edhe Partizani nuk do të ekzistonte pa tifozërine e zjarrtë që ka.Mbështetjen e tyre e kemi ndjerë gjithmonë edhe kur na kanë munguar rezultatet dhe sigurisht është diçka pozitive sepse janë vërtët lojtari i 12-të.
-Dikur ke qënë pjesë e ‘’Djemve të detit’’ , ndërsa këtë vit rrezikon Teuta të braktisë superioren. Të vjen keq?
-Te Teuta kam kaluar vite mjaft të bukura. Nuk e harroj kurrë atë periudhë. Jam rritur profesionalisht nga të gjitha anët te ekipi i Durrësit.Normalisht që do të mërzitesha shumë nëse do të ndodhte, por besoj se do të rezistojnë deri në fund dhe do t’ia dalin.
-Po nëse do të duhej të vendosje të beje një zgjidhje midis Teutës dhe Partizanit, me kë do ishe ?
– Kjo është një pyetje shumë e vështirë.Kam djersitur për të dyja fanelat.Me secilin ekip kam moment të mrekullueshme sepse sigurisht janë pjesë e jetës time dhe mbeten të tilla, por unë jam një lojtar profesionist…
-Por nësë do të ndodhte një transferim këtë verë ku do të deshiroje të shkoje?
– Për momentin jam i përqëndruar te ekipi i Partizanit.Një aventurë jashtë Shqipërisë do ta doja për të provuar forcat dhe për të sfiduar veten time.Por, siç e thashë, fillimisht të arrijmë objektivin me Partizanin dhe më pas të shohim se çfarë do të rezervojë merkatoja e verës.
-Ka një garë të ndershme në Shqipëri?
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!