– Përshëndetje doktoreshë Rezarta. Djalit tim 2 vjeç i loton vazhdimisht njëri sy. Kur e kontrollova te mjeku okulist, më tha se e ka të lindur, ndërkohë që dikush tjetër më tha se ai ka të mbyllur kanalin e lotëve. Mos duhet ndonjë ndërhyrje? Përse ndodh ky bllokim? A ka mundësi të ketë lindur ashtu? Si veprohet në këto raste? Faleminderit.
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- Përshëndetje, prind i dashur. Duke u nisur nga mosha tepër e vogël e fëmijës tuaj, vetëm 2 vjec, mendoj se kemi të bëjmë me një bllokim të lindur të kanalit të lotit. Mendoj se është i lindur dhe e theksoj këtë fakt, pasi është moshë e vogël për të qenë i krijuar sekondarisht ky bllokim kanali loti nga patologji tjetër syri, që shton prodhimin e lotit. Kështu që besoj se kemi të bëjmë me një defekt të lindur ( bllokim të pjesshëm apo të plotë të kanalit teë lotit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!