Gazmend Kosova është një nga këngëtarët që vlerësohen lartë për zërin e bukur. Këngëtari nga Gjilani, por që jeton në Diapsorë, numerom një mori projektesh të pëlqyera.
Këngëtari, së fundi ka përjetuar humbjen më të madhe, pasi nëna e tij ka ikur nga kjo botë, duke lënë shumë trishtim tek ai dhe gjithë familja.
“Nënës”, kështu mban titullin kënga kushtuar të ëmës së ndjerë, që është nga ato dedikimet prekëse e të kënduara me zemër.
Gazmend Kosova ndër tjerash në tekstin e këngës thotë:
“Më fal
Është e vetmja fjalë
Që mundem me thanë
Kur flas me ty Nanë”…
Teksti është shkruar nga Fatmir Muja, muzika nga Wirusi, ndërkaq videoklipi është punuar nga “BUG Production”.