Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Juliana Pasha: Të mos dorëzohesh kurrë

Zëri potent dhe energjia që përcjell përmes këngëve që sjell kanë bërë që publiku ta dojë dhe ta vlerësojë maksimalisht. Juliana Pasha, një këngëtare që ka bërë për vete këdo ka dëgjuar zërin e saj. Tashmë me një sipërmarrje të re dhe e mirëmenduar, ajo me bashkëshortin kanë hapur dhe menaxhojnë vetë një restorant ku edhe këndohet live. Kështu, nëse doni të dëgjoni Julianën, ajo ju tregon se ku mund ta gjeni…!

Fabjola Kuburi:- Juliana, pas kaq kohësh përsëri në gazetën “Intervista”. Çfarë ka ndodhur pozitive  në jetën tënde që ia vlen ta përmendim? 

Juliana Pasha:- Përshëndetje! Ka shumë gjëra pozitive në jetën time por njëra prej tyre është pikërisht vendimi që morëm së bashku me bashkëshortin tim Altinin, për të nisur një biznes tonin. Një restorant ku përveçse gatuhet shumë mirë luajmë dhe muzikë shumë të mirë. Sigurisht që në fillim nuk e patëm të lehtë për shkak të angazhimeve të shumta, por me kalimin e kohës kuptuam se kishim marrë vendimin e duhur. E kemi ndërtuar restorantin  “Patricia” si një shtëpi ndaj investojmë aty shumë nga koha jonë.

Advertisement

-“Më beso”, “Sa e shite zemrën”, “It’s all about you”, dhe së fundmi “Jeto” janë këngët që kanë pasur një sukses të bujshëm. Si ndihesh kur publiku këndon bashkë me ty këngët e tua?

-Absolutisht që është një nga ndjesitë më të veçanta. Për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme që publiku të marrë energjinë dhe kënaqësinë e duhur në performancat e mia live. Nuk ka shumë rëndësi nëse këndohen apo jo këngët e mia edhe pse ai mbetet një emocion special. E rëndësishme ëshë që në fund të mbrëmjes çdokush të largohet me dëshirën për t’u rikthyer sërish.

-Pas “Jeto” do ketë një këngë të re që do jetë gati për publikun?

-Jam duke punuar! Nuk kam asnjë datë konkrete, por patjetër që do të ketë.

-Çfarë ka ndryshuar tek Juliana këto vitet e fundit, përsa i përket profesionit?

-Unë e kam nisur rrugëtimin tim në muzikë në 1998 në Festivalin e RTSH-së. Më pas në vitet 2000 fillova të këndoja  në skenat e muzikës live në Tiranë, atëherë kur ekzistonin 1 apo 2 pub-e ku luhej muzike live. Gjatë këtyre viteve ajo që më ka ndihmuar më së shumti në karrierën time sigurisht kanë qenë këto netë live të çdo fundjave. Që nga mbajtja në formë e vokalit e deri tek performancat e shumta artistike në të gjitha zhanret e muzikës shqiptare apo të huaj. Nëse më parë i kushtoja shumë vëmendje perfeksionit në live tani përveçse dua të jem gjithmonë mirë vokalisht i kushtoj shumë po shumë rëndësi edhe performancës, kërcimit dhe interpretimit. Janë tepër të rëndësishme të gjitha së bashku.

-Po në karakter ka ndryshuar ndonjë gjë tek ty?

-Mendoj që po. Sigurisht pjekuria profesionale shkon paralel me pjekurinë personale

-A mendon se ke bërë gjithmonë zgjedhjet e duhura në jetë?

-Nëse nuk do ti kisha bërë të duhura zgjedhjet jam e bindur që do të reflektohej në jetën time.  Fakti që jetoj një jetë të qetë, të lumtur, sigurisht me vështirësi si kushdo, por me një mbështje të fortë në familje e në muzikë tregon se kam bërë zgjedhjet e duhura në jetë.  Shumë thonë shprehjen “E mira s’ka fund” por unë mendoj se fundin e të mirës e përcaktojmë vete.

-Meqë jemi këtu… Të jesh e famshme, është e lodhshme apo e bezdisshme?

-Pak nga të dyja, por më tepër është kënaqësi kur merr komplimente e fjalë të mira.Varet nga raporti që krijon me publikun që të ndjek.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erika “shpërthen” me skena të nxehta në klipin e ri

Next Post

Blerina Matraku: Zemra s'më dëgjoi

Advertisement