Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sociale/ Nertila Haxhia: Si e luftova kancerin?

 

Fabjola Kuburi:- Nertila, a mund të bësh një prezantim më të gjerë për lexuesit e gazetës “Intervista”?

Nertila Haxhia:- Duke ju falënderuar për këtë hapësirë interviste me mua, përshëndes të gjithë lexuesit tuaj që vazhdojnë t’ju zgjedhin për cilësinë që keni transmetuar historikisht. Unë jam Nertila Haxhia, 29 vjeçe. Origjina ime është nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, rritur në një fshat të Lezhës. Prej 10 vitesh jetoj në Tiranë, ku kam kryer edhe studimet në fushën e Diplomacisë, të cilat po i zgjeroj në studime të tjera të thelluara në fushën e Drejtësisë. Jam nëna e një vajze 3-vjeçare, dhe angazhimi im aktual i punës është mësimdhënia, menaxhimi i biznesit tim dhe muzika. Për sa i përket angazhimit misionar të jetës sime, mbetet sfida si aktiviste për gratë dhe fëmijët.

Advertisement

– Ti ke kaluar edhe një sëmundje të rëndë siç është ajo e kancerit në mitër. Ajo që donim të dinim është se si ia del një femër e vetme të luftojë sëmundjen kështu si ti?

– Nuk e di kush e ka thënë, por më pëlqen një dialog mes vajzës së vogël dhe nënës: “Nënë, çfarë do të thotë të dorëzohesh?” Ajo i përgjigjet: “Nuk e di, bijë, sepse ne jemi gra”. Prandaj nuk mund të them arsyet tepruar me objektivë se si e kam luftuar sistematikisht sëmundjen. Di që një ditë u ngrita në këmbë pasi kisha qarë shumë muaj, dhe thashë: “Nuk ka kohë të rrish e as të presësh nga kush. Çohu në këmbë dhe harro se je grua në një shoqëri si ajo shqiptare. Dil ditë e natë e puno aq sa të kesh fuqi fizike, pavarësisht se çfarë të duhet të bësh. Gjej shërimin tek besimi, tek vetja e gjaku yt. Bli ilaçet më të shtrenjta që ka bota. Mos qaj vetëm, por ulërit pa pikë loti! Le të mendojnë se je çmendur, por mos u çmend të rrish në pritje nga mëshira e pakontrolluar e njerëzve apo nga kufizimi yt ekonomik, i të afërmve, të tjerëve apo ai institucional. Kështu, ia dola! Vetëm! I bëra leksionin më të gjatë të jetës vetes.

– Sa kushtojnë ilaçet që merr? Çfarë ilaçesh janë? Nga vijnë?

– Ilaçet aktualisht që po flasim janë ilaçe parandaluese për rishfaqje të sëmundjes, të cilat mbajnë nën kontroll HPV-në. Janë ilaçe që shpesh ndryshojnë në varësi të analizave. Po ju jap shembull vetëm njërin ilaç të njërës sëmundje në mitër, endometriozë (flasim për faza të agravuara). Keni jo vetëm rastin tim, që vetëm me Donazon Danagon 200mg, në Shqipëri më është dashur t’i sjell në cilësi të sigurtë me 10.800 lekë të rinj për muaj të plotë. Shikoni rastin e Xhenuinës, gruas që po ndihmoj me fonde. Vetëm një rrjetë për mbylljen e plagës me endometriozë të pandalshme e bleu me 2.000 dollarë. Mos të them për ngjitësen 500 lekë të rinj që i duhet të ndërrojë çdo ditë. Personalisht, disa nga ilaçet që nuk i gjeja në asnjë farmaci, që shiteshin brenda ligjit, iu kam postuar recetat në Facebook dhe m’i kanë sjellë me porosi të veçantë, duke m’u lutur mos të tregoj se kush m’i ka gjetur, sepse Shqipëria s’kishte marrëveshje për ato ilaçe (çështje doganash etj.) Kështu, jam detyruar t’i marr me cilindo çmim. Një ilaç vjet ma ka gjetur koordinimi i një gazetareje me një të afërme të Ministrit Bushati. Sigurisht që s’do i ekspozoj emrat pa miratimin e tyre, se më kanë bërë nder me jetën, por pyetja është: “Pse ilaçet duhen gjetur me miqësi, me çmime të pakontrolluara dhe duke i postuar në Facebook, pasi nuk i gjen askund?”

-Keni pasur edhe përplasje me kryeministrin për këtë çështje. Çfarë ka ndodhur?

– Me Kryeministrin, përplasjet e mia kanë filluar që në një rast kur debati degradoi tek fjala “mitër” në një formë shumë banale. Asokohe shpërtheva kur askush nuk e dinte se mitra ime ishte me sëmundje. Sot po e them për herë të parë, ekskluzivisht. Ndoshta dola nga etika atë ditë, sepse përveç anës sociale të parlamentit, trupi im po luftonte që të mos më përhapej kanceri në mitër dhe jashtë saj. Ndërkohë, dëgjoja njerëz aty në mes të Parlamentit që fjalën “mitër”….!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ermira Kola-Strati: Ia dedikoj atij

Next Post

Skerdi Pasha: E dashuroj profesionin tim

Advertisement