Doktoreshë Rezarta, ju përgëzoj për përgjigjet që jepni! Më thoni ju lutem, çfarë është papilloma? Motra ime ka një lyth në syrin e majtë dhe herë pas here ndjen dhimbje mbi sy e po në atë anë të kokës. Shpesh edhe i enjtet qepalla ku ka lythin. Për të shikuar shikon mirë, por ka shqetësimet që ju përmenda më sipër. Presim këshillat tuaja dhe si mjekohet? Faleminderit. Ajetja
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- Përshëndetje, e nderuar Ajete. Papilloma është një formacion mishtor (tulor) i mirëkufizuar, pozicionuar në brendësi të kapakut të poshtëm ose të sipërm. Ajo qëndron e lidhur me sipërfaqen e brendshme të kapakut me një pedunkul (fije). Është formacion, “tumor” i mirë beninj, dhe në përgjithësi nuk rritet vrullshëm por mban një madhësi të vogël. Zgjidhja e problemit gjithmonë është ekstirpimi i saj (heqja kirurgjikale) si dhe dërgimi për ekzaminim histopatologjik.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!