Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Zbulohen fanelat e Botërorit (foto).
Krenari për shqiptarët, Strakosha rrëfen historinë e tij në ditën e ditëlindjes: Idhulli im, babai (Film)
Këngëtarja Adelina Tahiri ble, 1.799,95 € karrocë për djalin e saj që vjen së shpejti në jetë.

Krenari për shqiptarët, Strakosha rrëfen historinë e tij në ditën e ditëlindjes: Idhulli im, babai (Film)

Thomas Strakosha ka festuar dje 23 vjetorin. Gardiani i portës së Lacios, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj skuadre i ka dhuruar të gjithë tifozëve një rrëfim të bukur mbi jetën e futbollin. Një video ku talenti shqiptar flet shqip.
“Bir i babit, që të rrëzohesh në këtë profesion nuk është dobësi, por është shtytje që të ngrihesh edhe më i fortë”, kjo është këshilla që i ka dhënë babai Strakoshës, legjenda e portës kuqezi Foto Strakosha.

Thomas rrëfen:

Që kur isha i vogël kisha vetëm një ëndërr, të bëhem portieri më i fortë në botë! Prandaj jetoj vetëm për futbollin. Stërvitesha tri herë në ditë për të bërë ëndrrën time realitet. Jam lindur e kam jetuar duke admiruar vetëm një njeri në jetën time. Ai është babai im, idhulli im, Fotaq Strakosha.

Më quajnë Thomas Strakosha dhe kjo është historia ime. Kuptova që në fillim se ishte e vështirë të largohesha nga shtëpia për të jetuar vetëm. Por këtë po e bëja për ëndrrën time, ndaj nuk e kisha problem. Sigurisht që kur të tjerët nuk kishin ende besim tek unë, më ngrohte vetëm besimi i familjes sime e më tej besimi që pati tek unë trajneri im Inzaghi dhe drejtori teknik Igli Tare. Numri 1 është diçka më shumë sesa një numër tjetër. Kjo, sepse gjithmonë është portieri ai që paguan i pari për gabimet, por edhe i fundit që përgëzohet nga një ndeshje. Portieri ka gjithmonë një detyrim: të ndërhyjë ose jo, por duke e bërë këtë shumë shpejt. A është një pozicion i keq portieri? Ndoshta, por a e keni provuar ndonjëherë?

Advertisement

https://www.facebook.com/SSLazioOfficialPage/videos/1492427364201411/

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zbulohen fanelat e Botërorit (foto).

Next Post

Këngëtarja Adelina Tahiri ble, 1.799,95 € karrocë për djalin e saj që vjen së shpejti në jetë.

Advertisement