E komentuar si një nga këngëtaret më seksi, ekstravagante, por dhe më të paguarat, vjen për gazetën “Intervista”, Gjyste Vulaj. Në këtë intervistë ajo flet për familjen, karrierën e saj, dhe si ka mundur t’i mbijetojë tregut pavarësisht kritikave të shumta. Sapo ka mbushur të 40-tat, dhe e konsideron veten si “në moshën më të mirë”. Lexim të këndshëm!
Klajd Heta:- Gjyste, në historinë muzikore tënden nuk ke asnjë bashkëpunim.Si shpjegohet?
Gjyste Vulaj:- Kam pasur bashkëpunime në fillim të karrierës.Kam ftesa nga kolegët, por s’kam qenë e interesuar.
-Mos je xheloze ndaj femrave?
– Unë jam feministe. S’jam xheloze ndaj askujt.Tek femrat s’pëlqej mendjemadhësinë.Sado e zgjuar, e mirë apo e bukur të jetë, s’ka shance të hyjë në zemrën time.
– Po në shoqëri, ndihesh më mirë me femrat apo me meshkujt
– Disa njerëz të mirë i kam pasur dhe i kam në shoqëri. S’ka rëndësi gjinia.
– Kënga jote e fundit “Sonte bëjmë nam” ka një titull ekstavagant. Si bëhet nami për ty?
– S’ka nam për mua! Edhe nëse bëhet “nami”, them: “Hajd mi se s’u bë nami pse u bë nami”.
– Çfarë i mungon muzikës shqiptare krahasuar me atë të huaj?
– Asgjë! Në SHBA, një DJ amerikan para shumë vitesh ka pasur në setin e tij një këngë timen “Rrak e tak, rrum e bum”. NëYouTube kemi një video ku kinezët kërcejnë këngën time “Shuj, shuj, zemër”. Sa i përket muzikës folklorike, ajo është kultura e një populli, që duhet ta ruajmë. Kemi instrumentet dhe kostumet tona, pasuri e madhe për kombin tonë. Është identiteti ynë. Për sa i përket muzikës moderne, ajo s’ka kufij. Një këngë e bukur prek mbarë botën.Mjafton një ritëm i mirë, një melodi e thjeshtë dhe e bukur dhe një zë interesant.S’është e thënë të jetë këngëtar/e profesionist/e. Për të depërtuar larg duhet edhe një menaxhim i mirë.
– Ti ke bizneset e tua në Gjermani. Shumë gjëra thuhen për gjermanët… Ç’do të më thoje për ta ti që i njeh nga afër dhe më shumë?
– Unë jetoj në Mal të Zi dhe s’më pëlqen të jetoj tjetërkund për shkak të rrethit që kam aty.Kam shëtitur botën dhe jam njohur me njerëz, kultura dhe sisteme të ndryshme. Kur në Gjermani dikush fiton besimin tek ty, ai/ajo të do dhe të ndihmon si anëtar familjeje. Edhe pse duken të ftohtë ata punojnë shumë, respektojnë shtetin e tyre, s’bëjnë korrupsion etj. Një gjë më ka çuditur! Kur del një çift për darkë, paguajnë secili të vetat, ose miqtë kur dalin për darkë, paguajnë të tyret. Në Hong-Kong, kur i pyet njerëzit se ku gjendet një rrugë, ata përgjigjen duke shpjeguar me detaje. Ndërsa një e moshuar gjermane kur pyetet nga një turist për një ndihmë të vogël në anglisht, ajo përgjigjet në gjermanisht: “S’jemi në SHBA, bëji pyetjet në gjermanisht”. Gjithsesi, rinia gjermane nuk është kështu.
– Pse kaq shumë këngëtare vendosin të bëhen të njohura në Shqipëri, ama punët dhe bizneset i bëjnë jashtë?
– Jashtë profesionit kam biznese dhe patundshmëri, por këtu i kam hapur rrënjët.Kam shtëpi në Tuz, vilë në Ulqin dhe shtëpi, hotel e restorant në Gjermani. Mirë është të kesh diçka jashtë, por në një shtet që ka plot shqiptarë.
– Ndryshimi për të cilin ke nevojë këtë periudhë?
– S’kam nevojë! Gjithmonë kam ecur me hapin e kohës. Mbaj dieta, ndryshe do kisha shkuar 100 kg. Kam qejf të ha karbohidrate dhe veç dietat me anulimin e karbohidrateve kanë efekt tek unë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!