Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Arjeta Dhima: E vërteta të bën të lirë!

Fabjola Kuburi:- Arjeta, kur folëm bashkë më the që ishe shumë e zënë me aktivitetin tënd..me çfarë saktësisht?

Arjeta Dhima:- Kam rreth katër vite që shoqërohem nga një aktivitet i pandarë, i cili më jep satisfaksion në përditshmërinë time. Është iACT STUDIO. Si drejtuese e kësaj studioje, nuk më mbetet kohë të shpenzoj për qejfe dhe argëtime, sepse janë kurse dhe trajnime që zhvillohen në ambientet tona, të cilat kërkojnë përkushtim dhe shumë punë.

-“I act studio”, çfarë është? Si nisi kjo eksperiencë?

Advertisement

-Më pëlqen ta quaj iACT i të gjithëve. I njerëzve që kërkojnë të bukurën, ndjesinë, harmoninë, tingullin e zërit të tyre, përjetimin e emocioneve të skenës. Në ambientet tona komode zhvillohen kurset e aktrimit për të gjithë moshat dhe trajnimet e të folurit në publik. Secili nga grupet e aktrimit është një magji më vete. Janë talente. Më pëlqen t’i quaj kështu, sepse ata nuk janë thjesht fëmijë. Kur ata ngjitën në skenë, thjesht më mahnisin me shfaqjen e talentit të tyre si aktorë, imitues apo improvizues. Trajnimet e të folurit në publik janë një tjetër sipërmarrje, e cila më drejton në një hapësirë tjetër skenike. Janë pikërisht CEO-të, politikanët, menaxherët dhe profesionistët që kanë marrëdhënie direkte me audiencën. Ata më kanë vendosur në pozicionin e trajneres së “public speaking” dhe të mentores së tyre. Kjo sipërmarrje nisi me dy qindarka dhe vizion të madh për të ardhmen. iACT ndodhet në vitin e katërt te rrugëtimit dhe kemi shumë pasion për të realizuar gjëra të mëdha.

E fundit herë që ke qenë spektatore në një pjesë që të ka mbushur plotësisht?

-Ndodh rrallë, por ndodh. “Rojat e Taxhit”, me regji nga Altin Basha, dhe përjetimit brilant të aktorëve Lulzim Zeqja dhe Gazmend Gjoka. Një shfaqje që vjen rrallë për publikun tonë e për ne si artistë. Ajo që mua më pëlqen, dhe përgëzoj regjisorin e kësaj shfaqjeje, është fryma artistike, profesionalizmi dhe bashkimi i të gjithë komponentëve artistikë si kostumografia, skenografia, muzika, koreografia dhe vënia në lëvizje e prapaskenës. Gjithçka ai krijon e bën unike për një shfaqje të vetme. Nuk do hezitoja asnjëherë të luaja në shfaqjet e Altin Bashës. Gjithashtu javën e kaluar në Teatro Olimpico në Romë arrita të shihja një super spektakël magjie, ku në të performontë edhe ventriloquiste francez, Marc Metral. Është privilegj të kesh kontakt dhe bashkëpunime me artistë të tillë.

-E ke menduar ndonjëherë se çfarë është saktësisht ajo që e mbush sallën me magji dhe e mban ajrin pezull në një shfaqje?

-Është energjia, fokusi, përjetimi, vëmendja, përqëndrimi dhe transformimi i aktorit. Një aktor e drejton rrymën ku do ai dhe i jep atmosferë sallës. I bën njerëzit të mbajnë frymën dhe të humbasin në përjetim bashkë me personazhin në skenë.

Aktori luan në njëfarë mënyre edhe veten e tij. Sa % ndihesh Arjeta në një rol, dhe sa ajo “tjetra”?

Tek çështjet e % nuk jam shumë e mirë, se nuk më ka pëlqyer matematika asnjëherë (qesh). Sapo marr një rol, fokusi im është transformimi i figurës së Arjetës në atë tjetrën. Kjo është sfida, që spektatori të mos shohë përditshmërinë e aktorit, por të personazhit të shkruar nga autori.

Sa e lehtë është kjo për t’u arritur?

– Eh, kjo është pyetja “Sa e lehtë është të lindesh një fëmijë?” Dikush tjetër duhet të rilindë me ty, në ty, nga ty në skenë.

– Pas çdo zhveshjeje nga personazhi i radhës, çfarë mbart aktori dhe ç’mbetet tek ai?

– Janë dy momentet më të vështira dhe magjike të aktorit: të veshësh personazhin dhe ta zhveshësh ate. Nuk është e lehtë sepse lundrojmë në një bote emocionesh, dhe pikerisht këto emocione na bëjnë emotivë dhe ndryshe nga të tjerët.

Për një aktor, i rëndësishëm është fakti që ka punë?

-Personalisht nuk jam në fazen e të pasurit thjesht një pune. Jam duke bërë një seri punësh me ritëm të përshpejtuar. Sa për punën e roleve, jam në faze perzgjedhëse, sepse edhe vetë produksionet e iACT studio më orientojnë drejt një zgjedhjeje të tillë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

REVOLT KLAN: Vajzat na duan shumë!

Next Post

Eni Çobani: Ai është kryevepra ime

Advertisement