Para pak ditësh 15 vajza kosovare me emrat Saranda, kanë pirë kafë bashkë në Prishtinë.
Ndërsa sot do të bëhen bashkë plot 41 Saranda. 40 prej tyre janë kosovare me emrin Saranda, ndërsa Saranda tjetër është qyteti ku ato do të mblidhen.
40 vajzat me emrin Saranda janë nisur sot nga Kosova për në qytetin e Sarandës, ku pritet të mbahet një aktivitet për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.