Lajmi për ardhjen e “Fol shqip Top Model 2018” po bënë bujë gjithandej, duke nxitur interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjët që duan ta sprovojnë vetën në botën e modës.
“Fol shqip Top Model” organizohet nga super modelja shqiptare Bernadeta Nikollbibaj dhe emisioni i famshëm “Fol Shqip”, i drejtuar nga prezantuesi e aktori i njohur Altin Marku.
Kjo garë e bukuroshëve dhe bukurosheve shqiptare të Diasporës dhe jo vetëm, mbledh në një skenë të rinjë e të reja që garojnë drejt qëllimit të madh, për tu bërë top model.
“Fol shqip Top Model” do të mbahet në fund të muajit shkurt. Spektakli do të mbahet në “Noar Club” në Luzern dhe do të prezantohet nga Altin Marku.
Bernadeta dhe stafi i saj po kujdesen që çdo gjë të shkojë sa më mirë dhe në nivelin e duhur.
E, një mga konkurrentët, Getoar Gegaj që vjen nga Cyrihu, thotë të jetë tejet i kënaqur me gjitjë përgatitjet. Modeli i ri duket shumë bukur dhe si shumë të tjerë, është format për moden botërore.
Gjithë fotot realizohen nga fotografi i njohur Luz Palokaj.