Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Amos Muji Zaharia: Janë për t’u patur zili

Amos Muji Zaharia është djali i aktores së madhe Yllka Mujo dhe ashtu si edhe e ëma në venat e tij rrjedh gjak artisti. Ai është aktori i roleve që  mbeten në mendje dhe ai i fundit është roli i Bernardit në komedinë “Boeing Boeing”, një komedi që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Teatrin Eksperimental. Por, kush do e linte Amosin të kalonte vetëm me disa pyetje profesionale. Ne kemi “gërmuar” pak thellë në jetën e tij dhe ai u treguar shumë i hapur me ne. Lexoni!

Fabjola Kuburi:- Amos, je protagonist në komedinë “Boeing Boeing” që po jepet në Teatrin Eksperimental. Është java e fundit që komedia u vu në skenë. Si u bëre pjesë e kësaj shfaqjeje?

Amos Muji Zaharia-Përpara se të fillonin provat për “Boeing Boeing” interpretoja rolin e Sonëboll në shfaqjen “Ferma e Kafshëve”. Për faktin se shfaqjet jepeshin në TKEKS, regjizori Kiço Londo më kishte parë në interpretim dhe shfaqi interes për aktrimin tim. Disa ditë më pas, më ofroi rolin e Bernardit. Pasi e lexova pjesën, pranova pa hezituar. Roli kishte sfida!

Advertisement

-Ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Pritshmëritë ishin të tilla, apo ka kaluar çdo pritshmëri?

Pjesa është e mirë, dhe është futur në librin e rekordeve “Guinness” për numrin e herëve që është vendosur në skenë. Në Shqipëri është vendosur shumë herë. Kjo mund të duket si një gjë e mire, por në fakt është e rrezikshme, pasi publiku është njohur me veprën, dhe interesi mund të humbasë. Duke patur këtë në mendje, e pamë këtë situatë si një sfidë, dhe aty ku ka rrezik, fitorja është më e ëmbël. Mund të them me plot gojëse kemi mbetur të befasuar nga reagimi i publikut. Është kënaqësi e madhe të interpretosh çdo natë me sallën plot.

-Interpreton përkrah emrave si Gent Zenelaj, Linda Jarani, Andia Xhunga, Alesia Xhemalaj e Rudina Dembacaj.Ndihesh me fat? Të kanë lehtësuar punën? Më trego si është të punosh me ta…

Jemi një trupë për t’u patur zili! Ndodh ndonjëherë që brenda grupit të krijohen mosmarrëveshje, sidomos përpara premierës kur emocionet janë të mëdha. Por në këtë rast e ndjej veten shumë me fat që jam pjesë e kësaj trupe, sepse jo vetëm në skenë e duam njëri- tjetrin, por edhe jashtë saj.

-Sa zbavitëse janë provat për një komedi? Sigurisht që duhet të ketë pasur zhurma jashtë skene gjatë provave të “Boeing Boeing”?

Pavarësisht zhanrit, aktrimi është gjithmonë zbavitës. Ky është një profesion që shpeshherë më duket absurd. Njerëzit vijnë në teatër të vetëdijshëm që do të gënjehen, por në vend që të acarohen, atatë duartrokasin për këtë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të formoj një trup të bukur?

Next Post

Linguini me sepie të zezë

Advertisement