Nuk janë të pakta herët që në festivale apo organizime të ndryshme muzikore, të ketë pradrejtësi dhe pakënaqësi. Kështu ka ndodhur edhe me reperin shqiptar KMC, i cili në një postim të tijin ka shkruar se është shumë i acaruar me mënyrën si spektakli “Çelësi muzikor” në fillim e ka refuzuar pjesëmarrjen e tij në këtë event dhe një vit më pas, ai gjen këngën e prezantuar për këtë event në kanalin muzikor Youtube, nën siglën e këtij eventi. Ja çfarë shkruan reperi…!
“Duhet ti falenderoj qe kjo video eshte ne youtube? Skam perse… Ne vitin 2016 me vjen nje email qe kenga nuk pranohet tek festivali CELESI MUZIKOR per arsye sepse muzika ishte e shkarkuar nga interneti edhe mkerkonin a kam te drejta autori per instrumentalin. BULLSHIT Sjam as i pari dhe as i fundit qe nxjerr keng me instrumental interneti. Dhe ne youtube rastesisht shikoj kete video qe eshte publikuar ne shtator te ktij viti. Njs te pakten te me kontaktonin staffi qe video eshte publikuar”.