E do muzikën dhe e shikon si pjesë të tijën për gjithë jetën, ndoshta prej faktit që e ka nisur rrugën e muzikës që në fëmijëri. Pllum Vatnikaj, këngëtari nga Tropoja me shumë vite përvojë e ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë që herët dhe duke vazhduar edhe në ditët e sotme. Ka lançuar shumë klipe dhe këngë si “Jam krenar”, “Dashni me hile”, “Jam djalë Dukagjini” e shumë të tjera . E gjithë kjo rrjedhë ngjarjesh e ka ndihmuar në muzikë të bëhet një nga emrat me të kërkuar në eventet e muzikës popullore dhe në gëzimet familjare. Ai thotë se ka dhënë dhe do japë maksimumin në muzikë, sepse është ajo që di të bëjë më mirë.
-Pllum, sa kohë ke që këndon dhe pse iu fute rrugës së muzikës?
-Unë kam filluar në vitin 2006 në festival, më pas kam kënduar në koncerte në Europë, në dasma në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.
-Je me origjinë nga Tropoja por i këndon të gjitha rrymat. Si gjendesh mes këtij lëmshi të madh këngëtaresh?
-I këndoj të gjitha e ndihem mirë disi, si të gjithë në konkurencë e sipër me të gjithë.
–Cila është kënga që ti e këndon me më shumë dashuri?
-Këngë janë shumë por një që kam është kënga : “Jam djalë Dukagjini”. Kjo është kënga që unë e këndoj me më shumë dashuri.
– Je i kënaqur me zgjedhjen që ke bërë në muzikë?
-Shumë, ndihem mire për zgjedhjet që kam bërë sepse janë gjëra që unë kam dashuri t;i bëj.
-Të ka pritur mirë bota e muzikës?
-Më ka pritur mirë dhe jam i kënaqur por karriera është në rritje e sipër. Jam vetvetja, jam ai që jam dhe populli më njeh më do.
-Ti e shikon muzikën më shumë nga ana financiare apo shpirtërore?
-Muzika më pëlqen dhe e kam në shpirt, ndihem krenar për këtë që bëj.
–Ku e shikon veten pas 10 vitesh?
-Besoj në një nivel të mirë artistik, gjithmonë duke pasqyruar kulturën e muzikës shqiptare.
– Pse zgjodhë këngën popullore?
– Këngën nuk e zgjodha unë, por ajo mua. Unë u linda dhe u rrita në një shtëpi të madhe, ku këngë ka qenë ushqimi shpirtëror i kësaj familjeje brez pas brezi.
– Po të vendosje të bëje një ndryshim të madh në jetën tënde, cili do të ishte?
– Nuk kam menduar të bëj ndryshime në jetën time, sepse kam dashur dhe dua të jem vetvetja, një djalë tabani që jam prezantuar në popull.
– Gjithçka që do të vijë më pas, do të jetë e papritur edhe për ty apo ke ide, plane, në mendje që presin për t’u realizuar? Na zbulo ndonjë?
– Dëshira ime, plani, ideja është që unë të këndoj gjithë jetën, sa të më japë Zoti fuqi dhe zë për të kënduar.