Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Laura Krliu: Pika ime e dobët

Laura Krliu është vajza e talentuar e cila u bë e njohur për publikun shqiptar në spektaklin e talenteve, X-Factor. Mbarëvajtja e saj dëshmoi talent nga Laura, dhe respekt nga audienca në mbarë shqiptarinë! Megjithatë, fama për të nuk ishte diçka e re, pasi ka qenë e njohur në shumë spektakle të ndryshme në Maqedoni. Me shumë dashuri erdhi pranë publikut dhe me shumë dashuri po qëndron, duke i qëndruar besnike pasionit të saj më të madh: muzikës! Në këtë intervistë, ajo flet për projektin e saj më të ri, “Boy Bye”, dhe jetën e saj artistike, profesionale e personale në vija të përgjithshme.

 

Klajd Heta:- Laura, për çfarë flet kënga juaj më e fundit që sapo është lançuar me titull “Boy Bye”?

Advertisement

Laura Krliu:-“Boy bye” për hir të së vërtetës është një këngë e cila prek kufijtë e realitetit pavarësisht se titulli thotë djalosh mirupafshim, teksti në thellësinë e tij po ashtu, edhe videoklipi i tij imiton hakmarrjen e një vajze dhe djemve të cilët i trajtojnë vajzat si diçka materiale, pra nuk u japin përkushtimim e duhur dhe dashurinë e nuk e dinë potencialin e femrës.

-Kush e zgjodhi këtë titull që duket paksa si lojra fjalësh dhe pse në anglisht?

-Titulli është zgjedhur anglisht sepse audienca e cila kërkohet nuk është patjetër të jetë shqiptare dhe e dyta, titulli nuk përmendet në as edhe një pjesë të tekstit sepse është konkluzion ose përmbledhje e të gjithë tekstit. Domethënë gjithë historia e tekstit përmblidhet në titullin “Boy Bye”.

-Një nga gjërat që duket se e bën vërtet të veçantë këngën, është përzierja e baladës me ritmin, i cili është shumë tërheqës…!

-Të falënderoj shumë për vlerësimin. Në fakt përzierja e baladës me ritmin është meritë e kompozitorit.

-Në cilën pjesë ke punuar më shumë me këngën? Cila prej tyre ka patur vëmendjen maksimale?

-Secila nga pjesët e ndryshme në të cilat punohet kënga, duke filluar që nga muzika pastaj hedhja e zërit, përpunimi dhe orkestrimi dhe në fund fare xhirimi i videoklipit, montimi dhe lançimi janë pjesë që nuk mund të krahasohen njëra me tjetrën pasi janë të gjitha shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme dhe secila kërkon shumë profesionalizëm që të gjitha në fund fare të nxjerrin një rezultat final dhe me shpresë të pritet mirë nga publiku.

-Sipas  teje, çfarë e bën të pëlqyer një këngë?

– Një këngë është e pëlqyer në momentin që teksti ka kuptim, videoklipi komunikon një histori dhe kënga vetë ka një ritëm i cili i çon njerëzit ose në një gjendje të caktuar emocionale ose i fton ata që të kërcejnë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Indrit Mlika: O sa mirë me ken shkodran

Next Post

Egi 2XL: Jam vetë dhuratë

Advertisement