Jam një vajzë 38 vjeçe dhe prej probleme që kam patur kam filluar alkoolin dhe sit ë thuash jam bërë edhe vartëse e tij. Në fillim nuk është se ndjeja gjë por tani përveç gjendjes së ankthit që kam zemra më rreh fort sikur po më vjen në fyt dhe më krijon të vjella. Kam frikë të vizitohem se nuk e di çfarë mund të më thonë. Di t’iu them që këto rrahje të forta zemre më janë shoqëruar disa herë edhe më gjendje të fikti. Ju lutem më thoni, çfarë kam dhe çfarë të bëj?
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750: Përshëndetje! Nëse nuk i keni patur shqetësime të tilla më parë dhe i keni hasur pas fillimit të alkoolit duhet të jeni e informuar që alkooli ashtu si kafeja dhe pijet energjike janë ngacmuese të çrregullimeve të ritmit të zemrës. Gjëja e parë që do ju sugjeroja do ishte ndërprerja e alkoolit dhe menaxhimi i gjendjes anksioze pasi dhe ankthi të çon drejt ngacmimeve të ritmit të zemrës.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!