Kënga e saj “Gjithmonë” ka qenë një ndër hitet e zemrave të të dashuruarve dhe e dëgjojë kudo nëpër makina, dedikime apo kohë melankolike në dashuri. Luar Arani, këngëtarja simpatike që bëri “boom” me këtë këngë por jo vetëm, e pasuan këngë si “Vetëm”, “Remember” e tani pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore shqiptare, ajo sjell “si dje”. Në këtë klip të ri, si një rikthim i bukur, ajo vjen me një look të veçantë dhe origjinal. Ajo mbetet një ndër këngëtarët më të dashura pëer publikun por edhe për në gazetaret, sepse ka qenë gjithmonë e gatshme për intervistat ku e ftonim. Luar, simpatike, e dashur por jashtëzakonisht e talentuar, vjen në këtë intervistë me një rrëfim të plotë për veten. Pse kjo mungesë e Luar? Ku ka qenë dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ajo? Pse u rikthye pikërisht tani?
Fabjola Kuburi:- Luar, sa më kishte marrë malli për intervistat me ty…!
Luar Arani:- E njëjta gjë vlen edhe për mua.
-5 vjet mungesë në muzikë, ku ka qenë Luar gjithë këto kohë?
– Megjithëse kam kompozuar dhe jam marrë me disa aktivitete muzikore u fokusova parimisht tek karriera akademike. Përfundova bachelor në Berlin dhe masterin në Vjenë si dhe u mora me disa projekte internacionale dhe tani ishte për mua koha e duhur për t’u rikthyer tek ajo që më plotëson më shumë, muzika.
-Në këtë klip ti ke një look të veçantë. Ku je frymëzuar për këtë?
-Gjithmonë më ka tërhequr ngjyra gri dhe më ka dhënë gjithmonë një ndjesi të filmave ose serialeve epik ose mistik dhe ky ishte look-u që unë mendoja më të përshtatshëm për këtë klip. Në fakt ka qenë një grup shumë i veçantë që u bashkua për të zgjedhur këtë look. Motra ime, Elona Balaj, Nova Extensions Center & Paruke si dhe Atelie Tila.
-Kënga “Gjithmonë” do mbetet hit i zemrave të dashuruara, po “Si dje” kujt i adresohet?
-…dhe një zemër e thyer është në shumë raste ende një zemër e dashuruar. Megjithatë si teksti thotë: „Mos mendo se bashkë me ty jo jo humba unë dhe lumturinë“, do të tregoj se megjithëse dashuria dhemb dhe kujtimet janë gjithmonë aty, njeriu është i aftë të vazhdoj përpara.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!