Doktoreshë Ersida përshëndetje! Jam nëna e një djali 3 vjeç. Kam një problem shumë të madh me djalin tim, ai ha shumë ëmbëlsirat unë mundohem t’ia largoj se i janë prishur të gjitha dhëmbët që ka në gojë por nuk më dëgjon dhe e llastojnë edhe gjyshërit kur unë jam në punë dhe i japin ëmbëlsira duke më thënë ska problem se dhëmbët i dalin prapë. Nuk di si t’ia bëj se duket sikur i janë i kalbur. Unë jam një nënë e fiksuar mbas higjenës së gojës dhe nuk dua që ai të ketë probleme të tilla edhe pse është në moshë shumë të vogël. Pres këshillën tuaj. Faleminderit
Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Shprehitë e mira të të ushqyerit fillojne që në foshnjëri. Shmangi ushqimet e ngjitshme nëpër dhëmbë, si frutat e thata, ëmbëlsirat dhe biskotat. Këto ushqime mirë është të hahen gjatë kohës së ngrënies së vaktit. Kontrollojeni herë pas here djalin tuaj nga dhëmbët, lajani dhe edukojeni që tani për mirëmbajtjen e higjenës orale.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!