Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si ndikon Hëna në shëndetin tonë?

Mite, legjenda, besime… Hëna i ka intriguar gjithmonë njerëzit që shohin tek ajo një yll me fuqi të jashtëzakonshme.

Njëri prej tyre është edhe doktori francez Henri Pyzhe, i cili ka botuar një libër kur ka “zbuluar”, fytyrën e fshehtë të Hënës dhe efektet që mendohet të ketë ajo te shëndeti, shtatzania, gjumi, seksualiteti, humori, etj.

Fazat e Hënës

Advertisement

  • Hëna e re, ose “e zezë”, i korrespondon periudhës kur Hëna është e padukshme në qiell. Fytyra e saj, e ndriçuar nga rrezet e diellit, nuk është e dukshme dhe rrezatimi elektromagnetik ndaj Tokës, është i dobët.
  • Hëna në rritje është periudha që shkon nga Hëna e re, deri te Hëna e plotë. Ajo zgjat 13 ditë, gjatë të cilave, Hëna vjen duke u zmadhuar pak nga pak.
  • Hëna e plotë ose “e bardhë”, i korrespondon momentit kur Hëna është krejtësisht e ndriçuar nga Dielli. Rrezatimi elektromagnetik është i fortë.
  • Hëna në pakësim ose zbritje, është periudha që shkon nga Hëna e plotë deri te Hëna e re. Ajo vjen pak nga pak duke u zvogëluar.
    Një mënyrë për të kuptuar nëse Hëna është në fazën e rritjes apo pakësimit, është ta vësh re. Nëse ka formën e C-së, është në pakësim, nëse ka formën e D-së, është në rritje. Ky rregull, vlen vetëm nëse shihet nga hemisfera e Veriut, sepse nga hemisfera e Jugut, është e kundërta.
    Në kalendar, ditët e Hënës së plotë përfaqësohen me një rreth të bardhë bosh, ndërsa ato të Hënës së re, me një rreth të zi të plotë.
    E dinit që qyteti i Parisit ngrihet dhe zbret 40 cm sipas fazave të Hënës? Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se tërheqja e Hënës mund të ngrejë koren e tokës, që është elastike. I njëjti parim vlen edhe për baticat e zbaticat. Këto varen nga cikli i Hënës dhe janë maksimale kur është Hëna e plotë dhe e re.

Doktor Pyzhe: Ja, çfarë “bën” Hëna me ne!

  • Si nisën t’ju tërhiqnin efektet e Hënës te shëndeti?
  • Unë vetë jam shumë i ndjeshëm ndaj efekteve të Hënës; fle shumë keq nëse ajo është e plotë. Pastaj, unë bëj shumë injeksione intra-muskulare e nën lëkurë dhe kam vënë re se pacientët kishin më shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që në përgjithësi, këto injeksione bëhen pa probleme. Në fund, kam vënë re se pacientët në përgjithësi janë më nervozë e më të stresuar. Për shembull, femrat vuajnë nga cistitet dhe kanë dhimbje menstruale më të mëdha.
  • Është e vërtetë që disa persona ndikohen nga Hëna e plotë, ndërsa disa të tjerë, aspak?
  • Duhet ditur edhe që disa Hëna të plota janë shumë të forta se të tjerat. Kjo varet nga distanca mes Tokës dhe Hënës në atë moment.
  • Ideja më e përhapur për Hënën është se ajo favorizon rritjen e flokëve. Çfarë mendoni ju?
  • Shëndeti i mirë i flokëve varet nga qarkullimi i gjakut, si pasojë e forcës së tërheqjes së Hënës. Hëna e plotë shkakton një zgjerim të enëve mikroskopike të gjakut, duke shtuar fluksin e gjakut në to. Për pasojë, ka një shtim të substancave ushqyese të përcjella nëpërmjet gjakut, proteinave, vitaminave dhe kripërave minerale. Nëse i prisni flokët:
  • Gjatë Hënës së plotë, ato rriten më shpejt.
  • Në Hënën zbritëse, ato rriten më pak dhe trashen. Mund të shihni shembullin e parukierit të famshëm Djelani Maachi, i cili pret flokët kur Hëna është e plotë, deri në orën 4-5 të mëngjesit!
  • Në librin tuaj ju thoni se në netët e Hënës së plotë ndodhin më shumë lindje. E kanë vërtetuar studimet shkencore këtë lidhje?
  • Studimet shkencore janë kontradiktore. Afro 50% e studimeve janë pro kësaj teze, ndërsa 50%, janë kundër. Me një fjalë, kjo hipotezë nuk është vërtetuar ende shkencërisht.
  • Mbase është ndërgjegjja e gruas që beson në efektet e Hënës, ajo që e provokon lindjen?
  • Ndërgjegjja e gruas shtatzënë luan një rol. Nëse një grua beson se duhet të lindë në periudhën e Hënës së plotë, do të ketë më shumë shanse për të lindur në atë moment.
  • Disa shkencëtarë flasin për ndikimin e tërheqjes së Hënës dhe ndryshimet barometrike. Meqë Hëna shkakton baticat e Tokës, pse të mos shkaktojë edhe baticat e brendshme?
  • Unë i besoj kimisë së ndjenjave, siç e kanë shpjeguar disa zbulime të kohëve të fundit. Mendimet dhe emocionet ndikojnë në psikologjinë tonë sepse ato mund të shkaktojnë reagime kimike dhe hormonale.
  • Pagjumësi, stres, nervozizëm… Disa persona i ndjejnë këto efekte gjatë netëve të Hënës së plotë. Kjo shkaktohet nga intensiteti elektromagnetik i Hënës?
  • Hëna lëshon rrezatime, efektet e të cilave u ngjajnë atyre të një furre me mikrovalë. Në periudhat e Hënës së plotë, ky rrezatim është më i fuqishëm dhe ka shumë efekte:
  • Efekt të drejpërdrejtë në sistemin nervor.
  • Efekt në hipotalamus, që pasi “çrregullohet”, shton gjendjen e stresit.
  • Efekt te melatonina, hormoni i sekretuar natën. Nëse Hëna pakëson prodhimin e këtij hormoni, personi ka vështirësi për të fjetur.
  • Ka më shumë vetëvrasje dhe krime gjatë netëve me Hënë të plotë?
  • Asnjë statistikë apo studim shkencor serioz nuk është bërë për momentin, për të përcaktuar lidhjen mes Hënës së plotë, vetëvrasjeve dhe krimeve. Ky besim ende nuk është verifikuar.
  • Çfarë është uji hënor?
  • Uji hënor është një ujë energjetik që mund “të prodhohet” në periudhën e Hënës së plotë. Parimi është i thjeshtë: Valët elektromagnetike, të prodhuara nga rrezet e Hënës, kapen nga molekulat e ujit dhe mbeten brenda, duke ruajtur aftësinë fizike dhe energjetike. Duke pirë këtë ujë hënor, ky informacion i trasmetohet organizmit.
    Ja receta e ujit hënor: Në njërën prej tre ditëve të hënës së plotë (një ditë para, atë ditë, ose të nesërmen), vini gjithë natën, në një vend që preket nga rrezet e hënës, 3-4 shishe të mbushura me ujë pa gaz. Vërini këto shishe qelqi ose plastike transparente në frigorifer dhe pini çdo mëngjes esëll nga një gotë uji. Efekti do të jetë më i madh, nëse e tundni shishen para se ta pini.
  • Studiuesit kanë nxjerrë në pah ndikimin e Hënës në elektronet që përbëjnë qelizat. Atëhere, edhe organizmi ynë, i përbërë nga miliona qeliza, u nënshtrohet efekteve të Hënës?
  • Organizmi ynë u nënshtrohet efekteve të Hënës nëpërmjet miliona elektroneve të tij. Falë përshpejtuesit të pjesëzave CERN (që ndodhet afër Gjenevës) fizikanët kanë provuar ndryshimin e energjisë së elektroneve që ndikohej nga Hëna. Pra, edhe elektronet tona ndikohen nga rrezet e Hënës.
  • Sipas jush, njerëzit që u “besojnë fuqive të Hënës” arrijnë t’i heqin qafe lythat, më shpejt sesa ata që nuk i besojnë…
  • Po. Gjendja psikikologjike është e aftë për gjithçka, edhe të shpikë sëmundjet më të rënda. Shumë patologji janë të lidhura me stresin, si ulçera gastrike, astma, sëmundjet e lëkurës (ekzema). Atëhere, pse psikika të mos ndikojë te lëkura?
  • Meqë forca tërheqëse e Hënës mund të ngrejë nivelin e ujit në oqeane (baticat), atëhere ajo mund të shtojë edhe vëllimin e gjakut nëpër vena. Këto ndryshime janë të perceptueshme?
  • Ndryshimet e vëllimit të gjakut në ditët e Hënës së plotë mund të provokojnë simptoma të shumta te njerëzit:
  • Këmbë të rënduara dhe zgjerim i enëve të gjakut.
  • Variçe, nga zgjerimi i përhershëm i një ose shumë venave.
  • Hemorroide të brendshme ose të jashtme, që shkaktojnë dhimbje akute në periudhën e enjtjes, ashtu si edhe hemorragji të shoqëruara me mungesë hekuri.
  • Tension i gjoksit, i shoqëruar me dhimbje gjatë sindromës premenstruale.
  • Është e vërtetë që gjatë fazave të Hënës së plotë vihen re edhe shtime të cistiteve dhe infeksioneve urinare?
  • Cistiti apo inflamacioni akut ose kronik i fshikëzës urinare, shkaktohet në shumicën e rasteve nga bakteriet ose bacilet koli (Escherichia coli). Këto bakterie ndodhen në mënyrë të natyrshme në organizëm dhe shumica e grave nuk i kanë problem, nëse mbrojtja imunitare e tyre është e lartë. Ph i një organizmi është afro 7, nën këtë shifër konsiderohet si acid dhe mbi këtë, si bazik (alkalin). Kur Hëna është e plotë, ph bëhet alkalin dhe bacilet koli e preferojnë këtë (urina është alkaline). Provat shkencore për këtë janë dhënë nga doktoresha Zhanë Ruso.
  • Cikli menstrual i një gruaje është në përgjithësi 28 ditë, ndërsa ai i Hënës, 29 ditë. Kjo ngjashmëri i ka intriguar njerëzit dhe shpesh, janë bërë krahasime…
  • Cikli menstrual i femrës i korrespondon pak a shumë muajit hënor në vendet perëndimore. Te femrat indiane, është më i gjatë. Unë mendoj se nuk ka asnjë gjë të provuar shkencërisht në këtë drejtim.
  • Në librin tuaj ju shpjegoni se sindroma paramenstruale nuk është e njëjtë ndërsa Hëna është në rritje dhe në zbritje. Mund të na e shpjegoni këtë?
  • Sindroma paramenstruale karakterizohet nga tre tipe simptomash: Tensioni i gjoksit, tensioni i zonës së barkut-legenit dhe tensioni psikik. Kur Hëna është në rritje ose e plotë, zgjerohen enët e gjakut, gjë që shton fryrjen e gjoksit. Po kështu, kemi edema në zonën e barkut, gjë që shkakton fryrjen dhe rëndesën në të. Gjithashtu, kemi një çrregullim të gjendrrës së hipotalamusit, të shkaktuar nga rrezatimi elektromagnetik më i theksuar në këtë periudhë. Në fazën e Hënës zbritëse, këto fenomene nuk ekzistojnë më: Zgjerimi i enëve të gjakut nuk ndodh, edema zhduket dhe hipotalamusi bëhet normal, sepse rrezatimi elektromagnetik pakësohet shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka dalë një kokrrizë...

Next Post

Govi Reka, këngëtarja nga Tropoja e shumëkërkuar në mbrëmje muzikore

Advertisement