Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon

Kafshë

Në ëndërr pashë sikur po ecja rrugës dhe, aty ku hidhja unë këmbët, ecte edhe një kafshë e madhe. Rruga që pashë është ajo e punës që bëj çdo ditë. A bën ndonjë parashikim kjo ëndërr? Lenci

Kafsha ka disa kuptime, por në rastin tuaj, përfaqëson ekuilibrin tuaj i cili duket që është lëkundur pak, sidomos nga disa konflikte që keni pasur në punë. Ndoshta po bëni shumë gjëra dhe asgjë konkrete që të bindë shefat tuaj. Keni nevojë të pushoni dhe pastaj t’i riktheheni punës më i freskët, në mënyrë që të fitoni ekuilibrin e humbur. Ju përshëndes, Lenci.

Advertisement

 

Gjilpëra

Në ëndërr pashë sikur isha shtrirë në krevat, mbuluar me batanije dhe te cepi i saj ishte ngulur një gjilpërë. Pyeta mamin pse ishte aty dhe ajo më tha se kishte bërë punët dhe e kishte vënë aty. E largova batanijen dhe pashë që ishte edhe një tufë gjilpërash të mëdha, të ngulura. Hoqa tutje batanijen dhe gjilpërat më shpuan këmbën, por nuk doli gjak. Ndjeva vetëm një dhembje të keqe që më shoqëroi edhe kur më doli gjumi. Ç’do të thotë kjo ëndërr? Sabina

E dashur Sabina, përveç faktit që ju vërtet mund të keni pasur ndonjë shqetësim shëndetësor gjatë natës, ëndrra ka edhe kuptim tjetër. Ajo ju tregon se e lini shumë veten pas dore, sidomos në lidhje me shëndetin. Ju nuk u kushtoni asnjë rëndësi shqetësimeve, të vogla apo të mëdha qofshin ato. Keni kaluar disa situata të vështira që kanë lënë pak pasoja, sidomos te shëndeti juaj. Unë ju këshilloj të bëni një vizitë të përgjithshme dhe, nëse keni shqetësime në lidhje me këmbët, të mos e neglizhoni. Ju uroj shëndet!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyesni njëri-tjetrin

Next Post

I kam pulpat pa muskuj

Advertisement