Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit.
Aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga Erion Veliaj ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme.
“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.
“Shiheni jetën me ngjyra”. Këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve.
Mesazhi i aktores dhënë në ceremoninë e marrjes së “Simbolit të Qytetit”:
“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj.
Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo t’i them… def, ik tutje se kam pak punë. Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola.
Me këtë rol le të kontribuoj pak, meqë është edhe muaji kundër kancerit të gjirit për t’iu thënë grave shqiptare të bëhen të forta. Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”, thotë aktorja e madhe ndërsa ka recituar edhe disa vargje të mrekullueshme si një mesazh për jetën.
Pavarësisht viteve dhe sëmundjes së rëndë arrin të emetojë gjithë fisnikërinë e hijeshinë që e karakterizon. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Aktoret Shqiptare
Advertisement