Jam një i moshuar, rreth të 70-tave. Deri tani kam qenë mirë me shikimin, por këto kohët e fundit kam vënë re që shoh turbull nga larg, sikur i kam sytë e veshur, ndërsa çuditërisht më është qartësuar shumë shikimi për afër. Madje, nuk përdor më as syzet që përdorja për afër. Si e shpjegoni këtë?
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- I nderuar zotëri, fillimisht ju falënderoj për letrën tuaj, pasi ishte pyetje shumë interesante dhe pyetje me të cilën ndeshem shumë shpesh në praktikën time të punës si okuliste. Mendoj që tek sytë tuaj ka filluar cataracta (perdja e pleqërisë). Pasi turbullimi i shikimit nga larg i shoqëruar në të njëjtën kohë me përmirësimin e shikimit për afër janë dy shenjat karakteristike që tregojnë se po fillon perdja e syve (cataracta).
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!