Përshëndetje avokat! Unë që po ju shkruaj jam Betimi nga Prishtina. Në Kosovë kam një kompani e cila merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të brumërave si: Bukë, simite, byrek etj. Kam shumë dëshirë që specialitetin që ofrojmë në Prishtinë, ta ofroj edhe për konsumatorët e Tiranës. Duke qenë se unë jam me pasaportë kosovare, çfarë dokumentacioni duhet të plotësoj për të hapur këtë biznes në Republikën e Shqipërisë?

Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje, i nderuar Betim! Ju falënderoj shumë për nismën që keni ndërmarrë për të hapur kompaninë tuaj në Tiranë! Tashmë, Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, pas shumë vitesh të ndarë dhe vuajtjesh, kanë mundësi që eksperiencat e tyre t’i ndajnë me njëri-tjetrin. Shqiptarët e Kosovës i kanë të gjitha të drejtat për të hapur biznes në Republikën e Shqipërisë. Regjistrimi i biznesit bëhet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, e cila është zyra që ofron këtë shërbim. Unë do t’ju këshilloja që shoqërinë tregtare ta themelonit si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, pasi ky është një biznes i cili mund të përhapet në pika të tjera dhe procedurat tatimore janë më lehtësuese e më të thjeshta për llojin e shërbimit që do të ofroni.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *