Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bujar Qamili: Sa shumë do kisha dashur…

Të shkruash për Bujar Qamilin, ikonën e muzikës popullore shqiptare, e sidomos për atë shkodrane do duheshin qindra faqe me radhë. Në këtë numër në kemi realizuar një intervistë me këngëtarin e dashur shkodran, për t’a risjellë më afër jush, pas shumë bashkëpunimeve të kohëve të fundit që ka realizuar ai me këngëtarë të momentit.

 

Fabjola Kuburi:- Bujar, përshëndetje! Si e kujtoni daljen tuaj të parë në skenë, këtu e 43 vite më parë?
Bujar Qamili:-
Një emocion që atëherë nuk e dija se çfarë rëndësie kishte, por tani e kuptoj se sa rëndësi ka pasur, sepse në daljen para publikut provova emocionet e para. Isha në moshë adoleshente, dhe kur mbaronte kënga, publiku shpërthente në duartrokitje dhe thërriste “biiiiz”! Vonë e mora vesh këtë fjalë që thonte “të mos largohesh nga skena”. Tani e kujtoj me nostalgji se çfarë ishte dalja e parë në skenë para publikut.

Advertisement

-I vjetër në profesion, por gjithmonë në ecje me hapin e kohës. Numëron dy bashkëpunime të reja në një kohë fare të shkurtër. Je mësuar tashmë me menaxhimin e kohës?
-Ego ime profesionale ka qenë gjithmonë që të arrij diçka dhe të bëj diçka, meqenëse krijova portretin tim si këngëtar. Në shumë evenimente artistike, qofshin ato koncerte televizive apo në skenë, jam munduar të eci me hapin e shokëve të kohës dhe të jem gjithmonë i pari, gjë që ia kam arritur në shumë raste. Po, është e vërtetë që brenda një periudhe shumë të shkurtër arrita të bëj dy duete, gjithmonë me dëshirën që kanë shprehur kolegët e mi, që unë të këndoj një duet me ta, dhe për mua ishte një kënaqësi e dyfishtë, sepse janë këngëtarë dhe shokë shumë të mirë.

-Një prej bashkëpunimeve më të fundit është dueti “Rrak-Tak”, me këngëtarin Mateus Frroku. Si e ke mirëpritur suksesin e këtij projekti kaq “rinor”?
-Ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm. Ishte një mendim dhe ide e kompozitorit të këngës Kledi Bahiti me tekst të Filloreta Raçit (Fifi), kuptohet propozuar nga Mateus Frroku. Idenë e Mateusit e prita me kënaqësi që në momentet e para. Dëgjova këngën dhe më pëlqeu, sidomos momenti i pjesës sime ku thuhet: Sa shumë do kisha dashtë, vetëm me t’pa me sy / Në dorë ajo e ka njërin nga ne të dy. Ata e kishin menduar mirë momentin tim dhe unë i falenderoj për këtë. Tani ju e dini shumë mirë se ajo këngë ka marrë përmasat e një hiti veror që vazhdon të këndohet edhe në ambiente e gëzime familjare. Jam shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim, sepse ndryshe nga këngët e mia, ky ishte një hit rinor.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Laura Radi: Kur më thërrasin Selena Gomez…

Next Post

Alida: Mund të lë gjithçka në jetë

Advertisement