Një modele 22-vjeçare nga Bangladeshi, i ka dhënë fund jetës teksa po fliste me bashkëshortin në video. Ajo kishte zgjedhur pikërisht këtë moment për të varur veten. Sipas policisë, nuk dihen ende shkaqet që e çuan modelen drejt aktit ekstrem. Risila Binte Ëazer u gjet pa ndjenja nga familjarët në shtëpinë e saj në Dhaka, kryeqytetin e Bangladeshit. Ajo u transportua në spital por nuk arriti të mbijetonte, pasi rrugës gjeti vdekjen.
Advertisement