Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ledi Vokshi: Unë dhe Trump

Ajo ka thyer tabu sepse guxon dhe është mjaft sensuale. E kemi fjalën për këngëtaren shqiptare që jeton në Amerikë, Ledi Vokshi ku sapo ka ardhur me një duet me artistin e njohur kolumbian Christian Martinez. Pas një karriere të gjatë muzikore në trevat shqiptare, Vokshi sot bazën e saj muzikore e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është gjithmonë e pranishme në festat e komunitetit shqiptar. Kënga e saj më e re “Ziggy” dhe një artiste shqiptare si Ledi për herë të parë përdor ballerina strip në klip, madje ato janë të njëjtat që ka përdorur edhe reperi i famshëm 50 Cent. Ajo po arrin suksesin e merituar që vetëm një “Albanian Girl” mund t’ia japë.

 Klajd Heta:- Ledi, përshëndetje! Na shkruan nga Shqipëria apo nga SHBA?
Ledi Vokshi:- Përshëndetje! Momentalisht po ju shkruaj nga Shqipëria, pas një jave që kalova në Londër për një koncert. Tashmë jam në Shqipëri, për të pushuar dhe shijuar suksesin e këngës time të re “Ziggy”. E keni parë bësoj klipin  tim të ri apo jo? (Buzëqesh)

“Ziggy” nënkupton?
– “Ziggy” është një person abnormal që ka lindur vetëm për të bërë qejf! (Qesh)

Advertisement

Si u bë i mundur bashkëpunimi me producentin Kolumbian, Christian Martinez?
– Jemi njohur midis shoqërisë së përbashkët. Unë jam e fiksuar pas muzikës Latine. Christian-it i pëlqeu shumë kënga që unë kisha në realizim e sipër, ndaj vendosëm ta realizonim sëbashku.

– Po ideja e balerinave strip, madje ato që kanë kërcyer tek videot e 50 Cent?

– Më fal, ka diçka të cilën unë nuk e realizoj dot?(Qesh) I patë sa profesioniste janë dhe si kërcejnë? Shikim të këndshëm.

Të kishte marrë malli për Durrësin?
– Jashtë mase! Po prisja ditët me padurim dhe tani që jam këtu nuk po ngopem dot me Durrësin tim.

– Pushimet çfarë ndjesish të krijojnë?

–  Të them të vërtetën, vera më jep energji dhe motivim për jetën.

Si e kujton fëmijërinë tënde në Shqipëri, e pse jo në kohë e kushte të vështira?
– Unë kam ikur në moshën 11-vjeçare nga Shqipëria, por kam pasur çaste shumë të bukura.

Si nis një ditë Amerikane për Ledin?

-Kafe, kafe dhe kafe! (qesh) Gjithmonë ushtrohem për të mbajtur trupin në formë dhe për të marrë energji për ditën në vazhdim.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Çfarë të ka dhënë Amerika që nuk të ka dhënë Shqipëria?
– Besoj që çdo gjë që më ka dhënë Amerika do të mund të ma jepte dhe Shqipëria.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja si e ka ndryshuar shtatzënia e dytë Ilva Taren!

Next Post

Gressa Behluli: Nuk jam si ato…

Advertisement