Ajo është një artiste me disa talente dhe që njihet jo vetëm në botën shqiptare por edhe atje ku jeton e më larg. Kjo është Tringa Rexhepi që sapo ka publikuar këngën e saj të parë në gjuhën shqipe ku pjesën më të madhe të këtij projekti e ka menduar dhe realizuar vetë ajo. Kënga mban titullin “Pa ty” dhe nëse e dëgjoni një herë ia vlen ta ridëgjoni e ta bëni pjesë të këngëve vërtetë profesionale të kësaj vere. Kënga dhe klipi kanë nisur të dëgjohet shumë dhe të marrë komente pozitive edhe nga dëgjuesit e huaj.
Advertisement