Përshëndetje doktoreshë Rezarta! Unë jam 34 vjeç dhe kam një problem me syrin e djathtë që ndonjëherë më dridhet kapaku i syrit. Jam vizituar dhe më kanë thënë do të kaloj e ke vetëm stresante. Ju lutem mund të më thoni se si mund të kurohet ky problem? Faleminderit.
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- I dashur letërshkrues, përshëndetje. Në letrën tuaj ju më shkruani se keni një dridhje të herëpashereshme, jo të vazhdueshme, të kapakut të poshtëm të syrit të djathtë. Mendoj që ankesa juaj lidhet me probleme të lehta te inervimit të muskulit orbicularis oculi, i cili është muskuli përgjegjës për kontaksionin rrethor circular të syrit. Në përgjithësi kjo gjendje shtrëngimi, hiperkontraksioni, e ketij muskuli vjen nga probleme te lehta neurologjike, te cilat prishin përçimin korrekt të impulsit nervor në muskulin orbikular. Streset e shpeshta, të forta apo jo të forta, por të përsëritura, pagjumësia (orët e reduktuara të gjumit), lodhja, qëndrimet e gjata me orë të tëra para kompjuterit janë shkaqet bazë në etilogjinë e kësaj problematike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!