Fabjola Kuburi:- Xhesi, do të bëj disa pyetje, po dua të më tregohesh e sinqertë..!
Xhesika Polo:- Kur nuk jam treguar me ty unë? (Qesh)
-Do flasim për herët e fundit…!
– Do fillojmë apo të iki unë? (Qesh)
– Xhes, kur ka qenë hera e fundit që ke menduar për këngën “Eva jam unë”? Po për “S’du me ni”?
-Dje po i dëgjoja të dyja në makinë.
…e ke kthyer kokën pas në rrugë?
-Hmmm, se mbaj mend. Nuk para e kthej kokën pas, vetëm nëse shoh ndonjë person me stil të veçantë në flokë apo veshje.
… i ke falur para një fëmije që kërkonte lëmoshë në anë të rrugës?
-Para pak ditësh, e bëj shumë shpesh.
…të është dashur të paguash një faturë?
-Dje.
…ke qarë?
– Fiks para 1 jave.
…i ke thënë vetes “kjo është hera e fundit që e bëj këtë gjë”?
–Dje, kur hëngra një çokollatë.(Qesh)
…ke menduar që është bukur të jesh artist?
-E mendoj çdo ditë kur shoh njerëz që më ndjekin dhe më duan për artin tim. Çdo herë që dal në një koncert dhe marr duartrokitje e përqafime pafund.
…ke pirë një kafe vetëm në një bar?
– Shumë rrallë, kam gjithmonë njerëzit e duhur për të pirë një kafe.
…ke qeshur fort fort, po shumë fort?
– Kam një vëlla që më bën të qesh çdo ditë, më shton jetën.
…ke falur diçka?
– Unë fal dashuri dhe pozitivitet në çdo moment të jetës. Ku ka dhuratë më të bukur.
…të ka marrë malli për dikë?
– Tani dhe aq më ka marrë sa…!
…i ke hapur zemrën dikujt?
-Nuk para e hap zemrën është shumë për t’u përballuar!
…ke marrë një tufë lulesh me pusullë brenda?
– Për 20 vjetor, pa pusullë se ishte anonim.
…ke puthur dikë, jo në faqe… :p
– Po në ballë quhet?(Qesh)
…ke parë filxhan te dikush për të të zbuluar të ardhmen?
-Asnjëherë. Jeta është më interesante kur nuk e di ç’të pret.
…ke refuzuar një propozim për të cilin je penduar tashmë?
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!